Të shtunën rreth orës 19:30, një person ka raportuar se derisa ka qenë në këmbë duke shkuar në shtëpi, në rrugë i ka dalë një person dhe
sipas tij, e ka goditur në kokë dhe me dhunë ia ka marrë 300 euro.
Pas kësaj, i dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur, njofton Klan Kosova.
Sipas viktimës, i dyshuari është i njohur për të dhe familjen e tij.
I dyshuari është kërkuar nga Policia, por nuk është gjetur në shtëpi.