Një person është vet-plagosur me armë zjarri nga pakujdesia.
Ngjarja ka ndodhur në Prizren, viktima është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tre fishekë dhe një gëzhojë.
“Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi që i njëjti nga pakujdesia është vetë-plagosur nga arma e zjarrit.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tre fishekë dhe një gëzhojë”, thuhet në raportin 24 të policisë.