Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në fshatin Runik të Skenderajt.
Këtë e ka konfirmuar kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari përmes një postimi në Facebook nga ku edhe ka shprehur ngushëllime për familjen.
Nga aksidenti mësohet se ka edhe të lënduar.
“Në emër të Komunës së Skenderajt dhe në emrin tim personal i shpreh ngushëllime të thella familjes së të ndjerit F.I nga Padalishta, i aksidentuar mbrëmë në Runik. Të lënduarve nga aksidenti iu uroj shërim të shpejtë.
Njëkohësisht bëjë apel tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të shtojnë kujdesin gjatë ngasjes, sidomos gjatë kohës së ngricave dhe të respektojnë shenjat e komunikacionit”, ka shkruar ai.