Zyra e Prokurorit të Specializuar ka vazhduar me ftesa të tjera për ish-ushtarët e UCK-së.
Ftesë nga kjo zyre ka marre dje edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica,pas këtij lajmi Reqicës, në mbështetje morale i ka dale kolegu dhe miku i tij, Bajrush Xhemaili, Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës:
Miku im, Elmi, ke kaluar nëpër sfidat të rënda qofte nëpër burgje të rënda serbe, qoftë në luftë me armë në dorë. Dhe, ti ke dalë triumfues! Miku im, Elmi! Në luftën tonë për liri, si shqiptarë, por edhe individualisht për ata të cilët rrugëtuam drejt lirisë, ç’do herë kemi pasur sfida të rënda, aq sa kemi pasur momente “Të jesh, o të mos jesh…!”.
Nëpër këto maja të rrëpinjëta, ke kaluar me vite, qofte nëpër burgjet e rënda serbe, qoftë në luftë me armë në dorë. Dhe, ti ke dalë triumfues!
Tani, me këtë thirrje, të doli dhe një sfidë, gjithsesi e padrejtë, të cilën, nuk diskutohet, që do ta kalosh faqebardhë! Mbështetjen time do ta kesh, si çdo herë, në rrugëtimin për atdhe! Bajrush Xhemaili, Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, shkruan Telegramisot.com