Në orët e vona të së premtes, një autobus me udhëtarë doli nga rruga në Lluzhan të Podujevës.
Ky autobus po vinte nga Serbia me ç’rast, për shkak të mjegullës, pësoi aksident.
Indeksonline ka siguruar pamjet ku ky automjet gjendet edhe sot në po atë vend.
Ndryshe, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi theksoi se asnjë person nuk është lënduar rëndë.
“Rreth orës 21:00, në fshatin Lluzhan, në magjistralen Prishtinë-Podujevë, një autobus ka dal nga rruga. Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar.”, tha Krasniqi.