Shifrat e reja të këngëtares zbulojnë se brenda 12 muajsh ajo rriti pasurinë nga 4.9 milionë në 10.2 milionë funta, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.
Ajo fitoi paratë falë muzikës, marrëveshjeve të kampanjave reklamuesve dhe investimeve në pronë.
Kjo përfshin paratë edhe në “Rora Properties”, “Orta Multi Services” dhe “Ora Live”, e cila trajton muzikën dhe performancën e saj, përfshirë edhe turneun e saj evropian që kishte më 2018.
Këngëtarja e hitit “Ritual” po e shijon pasurinë e saj, ajo ka ndarë një foto të ‘nxehtë’ në internet nga Los Angeles.
Rita aktualisht është paneliste në spektaklin e ITV “The Masked Singer”, por ka edhe një seri të marrëveshjeve për reklama që nga viti 2012, me “Coca-Cola”, “Rimmel” dhe “Adidas”, që është e sigurtë se kanë ndihmuar në rritjen e bilancit të pasurisë së saj.
Vitin e kaluar u zbulua se ajo kishte blerë një rezidencë prej 1.5 milion funta për prindërit e sja, në vendlindjen e tyre në Kosovë.
Pas suksesit të albumit të saj “Phoenix” më 2018, ajo pritet të publikojë këngë të reja edhe këtë vit.
Rita gjithashtu do të fitojë edhe ng një seri koncertesh më 2020, përfshirë festivalet në Amerikën e Jugut, përfshirë edhe “British Summertime Hyde Park” më 4 korrik.