Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur në Prishtinë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Trupi i një burri që kishte vdekur para 8- ditësh në QKUK, më saktë, më 9 janar, është dërguar në IML për obduksion, mirëpo, kjo nuk ka të bëjë me dyshimet rreth vdekjes së tij.
Policia ka treguar se që nga 9 janari nuk është paraqitur asnjë person apo familjar i tij në spital.
Detaje të tjera rreth këtij rasti nuk dihen.