• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Invalidi i luftës pret Vitin e Ri në skamje

31/12/2019 - 14:43:19
Invalidi i luftës pret Vitin e Ri në skamje

Dikur luftonte për lirinë e vendit, e sot më të vështirë po e ka luftën për mbijetesë.

Në një dhomë të vogël, e cila as ajo nuk është e tij po i zbardh dhe ngrys ditët e vështira të jetës familja gjashtë anëtarëshe e Fehmi Hysenit, nga Stanovci i Vushtrrisë.

Lexo më shumë

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
65
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
34

Hyseni është invalid i luftës dhe tërë pasurinë që e kishte pasur e kishte shitur për shërim të gruas së tij.
Fehmi Hyseni para 20 vitesh ishte plagosur në luftë, por ai asnjëherë nuk e kishte menduar se jeta në liri do të jetë shumë e vështirë.
Ai ka frikë se fëmijët e tij një ditë do të mbesin rrugëve.

“Kushtet i kemi mjaft të rënda, jemi në shtëpi të huaj që 20 vjet pas luftës, nuk e di çfarë është shtëpia ime. Nëntë vjet kam jetuar në një vend ku nuk jetojnë as kafshët. Me të vërtetë ka qenë tmerr. Por, kam jetuar qe sa këtu, qe gjashtë vjet e gjysmë. Tash ky pronari i shtëpisë ka kërkesë me liru shtëpinë, më ka thënë që deri për Vit të Ri, por m’i ka dhënë edhe dy javë”, rrëfen Hyseni për KosovaPress.
Sot derisa me vështirësi po ua siguron kafshatën e gojës fëmijëve, të cilëve ua solli lirinë, thotë se nuk e kishte menduar që këtë liri që ata e gëzojnë, do të jetë në varfëri të skajshme.

Për jetën e vështirë që po bën Fehmiu rrëfen vet, pasi që gruaja e fëmijët nuk duan të dalin para kamerës, e 20 vjet pas luftës, i zoti i kësaj familje, thotë se përveç shoqatave, nuk i kishte ndihmuar askush.

“Ne jemi shtresë e harruar, ka edhe tjerë që nuk i viziton askush. Shteti është shtet, por njerëzit që e udhëheqin shtetin po e shohim çfarë janë, vetëm për interesa të veta, për shtresën e popullit nuk i intereson askujt…Është një ndjenjë shumë e keqe, ani unë nuk kam shtëpi, por të paktën i harruar mos me qenë, ashtu siç nuk kam qenë i harruar, kur më kanë thirr për vijë të frontit”, thotë Fehmiu.

E kjo gjendje bëhet edhe më e rëndë në prag festave. Ani pse, për Fehmi Hysenin ato nuk kanë rëndësi.

“Për mua nuk kanë rëndësi festat, nuk kanë rëndësi këto gjëra. Koha e bën të veten jemi bërë si njëjtë, kushtet ekonomike po e bëjnë të vetën. Prej dorës të shtetit jemi të harruar…Atëherë kam luftuar me serbin, e sot me skamje. Kështu që kjo është me e rëndë, se me serbin e kemi pas një qëllim, kemi dit kemi gjetur rrugë, e sot është goxha e rëndë”, shton ai.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

42 vjeçari, i mërzitur nga jeta e vështirë, tregon se që nga paslufta ka kryer tri operacione, për çka nuk është as i aftë për punë.
E, me sy të përlotur rrëfen se sa të vështirë e ka si prind, që t’ua plotësojë kërkesat fëmijëve të tij, kërkesa që nuk përfshijnë më shumë se një kafshatë goje e një kulm, ku do të qëndrojnë pa frikën se një ditë do të mbesin në rrugë.

“ Zor është, edhe haku i fëmijëve, tash edhe është bërë problem ata po shohin, po lakmojnë e sene. Kur i shohin të tjerët në shtëpi, ‘i them mos djali im se këtu nuk bon me prek se është e huaja’. Ka ndodhë kanë thënë se kur bëhet e jona, kur kemi me pas tonën mos me na bo presion mos me prek asgjë. Vështirë është për mu me dal me fol”, rrëfen ai derisa nuk mund t’i ndal lotët.

Enver Abdyli nga shoqata “Diaspora”, tash e një javë ka identifikuar këtë rast, ku edhe bën thirrje për mobilizim që sa më shpejt të strehojnë këtë familje, që në këto ditë të ftohta dimri, familja gjashtë anëtarëshe mos të mbetet në rrugë.

“I ka ardh fundi që është zatet për kafshoren e gojës, edhe për ngrohje, ku ky është nxeh me çizme, me patike, çfarë ka gjetur në mbeturina. Ditëve të fundit ky vëlla i joni nuk ka pasur as bukë me hongër, dhe është munduar bukën në furra që nuk është shitur më, dhe i ka mbajtur të gjithë anëtarët e familjes… Unë i kisha bërë thirrje të gjithë njerëzit vullnet-mirë ngado që janë, kudo që gjinden le të na bashkohen te shoqata “Diaspora” edhe të afrohemi edhe ta gëzojmë sa më parë”, deklaron ai.

Në këtë dhomë, familja gjashtë anëtarëshe do të ketë mundësi të qëndrojnë edhe dy javë, pas kësaj kohe ata rrezikohet të mbesin në rrugë. Edhe vet Fehmi Hyseni po bën thirrje për të gjithë ata që kanë mundësi, të kontribuojnë që sa më shpejt të jetë shtëpia e gatshme gati për strehim.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
Lajme

Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani

March 31, 2026
65
Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
Lajme

Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë

March 17, 2026
34
Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video

17
Prokuroria: Do të sekuestrojmë pronat e zotit Trump nëse nuk e paguan gjobën prej 454 milionë dollarësh
Lajme

Alarm për Kosovën: Tramp po planifikon ti tërheq ushtarët nga Kosova – Dokumenti

March 12, 2026
1.1k
Ramiz Tafilaj: Pse VV po shmang përgjegjësinë e fitorës

March 7, 2026
35
Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam

March 4, 2026
23
Next Post
Haradinaj i viziton policët në Merdare

Haradinaj i viziton policët në Merdare

Më të fundit

  • Ramiz Tafilaj, nderohet me Medaljen Presidenciale nga Vjosa Osmani
  • Azem Veseli – komandanti që nuk ju nështru Serbisë, e as sot nuk përkulet para padrejtësisë
  • Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka: Jetën e jepin për pronarin – Video
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi