• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Aktakuzë ndaj ish-ministrit Nenad Rikallo

30/12/2019 - 13:33:34
Aktakuzë ndaj ish-ministrit Nenad Rikallo

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër ish ministrit të Bujqësisë Nenad Rikallo dhe disa zyrtarëve të tjerë: N.R., K.H., Sh.Z., E.Gj., Sh.M., L.Th., L.K dhe A.Z., për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”,

Të pandehurit N.R, K.H, Sh.Z, dhe E.Gj., në bashkëveprim gjatë vitit 2018, me qëllim që t’u mundësojnë përfitime në mënyrë të kundërligjshme disa kompanive, kanë vepruar në mënyrë të kundërligjshme, si dhe me qëllim kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural.

Lexo më shumë

AGK: Presidentja Osmani po e rrezikon sigurinë fizike të gazetarëve me deklarata

AGK: Presidentja Osmani po e rrezikon sigurinë fizike të gazetarëve me deklarata

September 11, 2025
8
Vritët në një tubim aleati i Trumpit

Vritët në një tubim aleati i Trumpit

September 11, 2025
13

I pandehuri N.R. në cilësinë e Ministrit në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) ka tejkaluar kompetencat e tij, duke hartuar një “program të veçantë”, pa buxhet të veçantë të ndarë për këtë projekt, ka vendosur mbi kriteret, ka përcaktuar regjionet për financim, shumën e grantit, duke i anashkaluar edhe procedurat e rregullta të hartimit të programit të veçantë, që ishte kompetencë e Departamentit të Politikave të Zhvillimit Rural në MBPZHR, duke mbivendosur në mes të masave me programin e rregullt.

Bëhet e ditur se po ashtu, më 26.03.2018 në mënyrë të kundërligjshme ka lëshuar vendimin për hartimin e politikave të reja për zhvillim të mëtutjeshëm të infrastrukturës rurale dhe ngritjes së konkurrencës në zonat rurale më pak të zhvilluara, me ç’rast edhe programin e dorëzon vetë, të përfunduar, (ndërsa komisionin e kishin formuar vetëm formalisht).

Ndërsa, i pandehuri K.H. në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka tejkaluar kompetencat e tij, duke nxjerrë në mënyrë të kundërligjshme vendimin për t’iu mundësuar përfitim në mënyrë të kundërligjshme kompanive të ndryshme, ka emëruar grupin punues në përbërje prej 11 anëtarësh për përgatitjen e investimeve në infrastrukturë rurale, duke qenë në dijeni se ky grup nuk është kompetent dhe nuk ka njohuri për përpilimin e këtij programi, derisa ishte në dijeni se ky grup ishte vetëm formal, duke ditur se drafti është dorëzuar nga vetë ministri N.R.

I pandehuri Sh.Z. në cilësinë e personit zyrtar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, gjatë vitit 2018, duke vepruar në mënyrë të kundërligjshme ka hartuar dhe aprovuar Udhëzimin Administrativ nr. 09/2018 për zbatimin e programit të veçantë “Zonat rurale më pak të zhvilluara”, edhe pse e kishte ditur që ky program ishte hartuar në kundërshtim me Ligjin 04/L-090, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-098, për Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe Rregulloren (QRK) nr. 37/2013, duke i anashkaluar procedurat e rregullta të hartimit të programit të veçantë që është kompetencë e Departamentit të Politikave për Zhvillim Rural në MBPZHR.

Ndërsa, i pandehuri E.Gj., në cilësinë e personit zyrtar Ushtrues i Detyrës së Kryeshefit të AZHB-së, në mënyrë të kundërligjshme ka marrë vendimin për formimin e grupit punues, i cili do të bënte kontrollin administrativ, vlerësimin, miratimin dhe kontraktimin e projekteve të masës së infrastrukturës rurale, në përbërje prej: L.K, Sh.M, A.Z dhe L.Th, duke anashkaluar faktin se ky ekip duhej të formohet nga drejtori, të monitorohej nga drejtori dhe të raportonte te Drejtori i Drejtorisë për Miratimin e Projekteve dhe Zhvillim Rural.

Kështu që, i pandehuri E.Gj., me qellim ka vepruar në atë mënyrë që t’u mundësonte përfitim kompanive të ndryshme, në mënyrë të kundërligjshme, ngase vetë ishte pjesë e grupit kur ministri ua kishte dorëzuar draftin e gatshëm, duke vepruar në ketë mënyrë, buxhetit të Republikës së Kosovës në bashkëveprim i kanë shkaktuar dëm në vlerë prej 4.000.000 euro.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Po ashtu, Prokuroria Speciale, njofton se të pandehurit, Sh.M, L.Th, L.K dhe A.Z., më 14.08.2018, duke bashkëvepruar në cilësinë e personave zyrtarë pranë MBPZHR-së, duke vepruar në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim që t`u mundësojë përftime në mënyrë të kundërligjshme disa kompanive, të cilat nuk i kanë plotësuar kushtet ligjore të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ 09/2018, për zbatimin e programit te veçantë “Zonat rurale më pak të zhvilluara”, në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, transmeton Klan Koso

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

AGK: Presidentja Osmani po e rrezikon sigurinë fizike të gazetarëve me deklarata
Lajme

AGK: Presidentja Osmani po e rrezikon sigurinë fizike të gazetarëve me deklarata

September 11, 2025
8
Vritët në një tubim aleati i Trumpit
Lajme

Vritët në një tubim aleati i Trumpit

September 11, 2025
13
Kujdes sot moti me reshje shiu, breshër dhe rrufe në disa zona të Kosovës
Lajme

Rrebeshe shiu e rrufe, moti për sot

September 11, 2025
15
E rëndë në Durrës, shtylla në rrugë i merr jetën një personi
Lajme

E rëndë në Durrës, shtylla në rrugë i merr jetën një personi

September 11, 2025
10
Petkoviqi: Sot do të mbahet raundi i ri i dialogut me Kosovën në Bruksel
Lajme

Petkoviqi: Sot do të mbahet raundi i ri i dialogut me Kosovën në Bruksel

September 11, 2025
9
Prokuroria: Do të sekuestrojmë pronat e zotit Trump nëse nuk e paguan gjobën prej 454 milionë dollarësh
Lajme

Trump reagon për sulmin e Izraelit në Katar: I paralajmëruam, por ishte vonë për ta ndaluar

September 10, 2025
32
Next Post

Një muaj burg për burrin që ushtroi dhunë ndaj gruas së tij

Më të fundit

  • AGK: Presidentja Osmani po e rrezikon sigurinë fizike të gazetarëve me deklarata
  • Vritët në një tubim aleati i Trumpit
  • Rrebeshe shiu e rrufe, moti për sot
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi