• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Haradinaj: Albin, mashtruesi nuk do të krijojë qeveri

29/12/2019 - 15:25:53
Haradinaj godet Kurtin: Ka me kthy komunizmin

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke e quajtur sërish Albin Kurtin mashtrues, ka deklaruar se ai çdoherë ka bërë politikë punuar për të qenë vet kauza dhe nuk e ka qëllimin t’i krijojë institucionet.

Haradinaj i bëri këto komente në Kuvendin e Punës të AAK-së, ku pikë e rendit të ditës janë orientimet strategjike dhe objektivat e partisë, shkuarja në zgjedhje të brendshme dhe ndryshimi i statutit.

Lexo më shumë

Tragjike: 30-vjeçarja  gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau

Tragjike: 30-vjeçarja gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau

June 6, 2025
35
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri

Qëllohen burrë e grua me armë zjarri

June 6, 2025
126

Sipas tij, Kurti do të vazhdojë me mbledh rreth vetës njerëz për një kauzë që nuk është përmirësimi i gjendjes në shëndetësi, arsim apo krijim të vendeve të punës. Kjo sipas Haradinajt, shihet shumë qartë nga qasja e tij për të krijuar institucionet.
Ai sërish e ka quajtur sërish Albin Kurtin mashtrues.

“Koncepti që ai po e përfaqëson në politikë është mashtrim. Ai ka shkuar në formën popullsitë të mbledhjes së votave, ai ka shkuar në formën e kompromitimit dhe dëmtimit të asaj që është krijuar. Ai ka shkuar në mbledhjen e një besimi duke ia bërë punën e vështirë atyre që punojnë, por nuk e ka bërë asnjëherë këtë me logjikën që nesër me ndërruar gjendjen. Ai gjithë kohën ka bërë politikë me qenë kauzë vet.

Me mbet kauzë ai nuk e ka qëllimin t’i krijojë institucionet.

Pra nuk ka me krijuar qeveri Albin Kurti, ai ka me vazhduar me mbet në kauzë, me vazhduar me mbledh rreth vetës njerëz për një kauzë por nuk është përmirësimi i gjendjes në shëndetësi, arsim apo krijim të vendeve të punës. Kjo shihet shumë qartë nga qasja e tij për të krijuar institucionet, me krijuar qeverinë”, tha Haradinaj, duke ia përmendur VV-së vitin 2017, kur pyetnin ku janë numrat.
Sipas tij, më së mirë për Kosovën do të ishte me dështuar Kurti dhe mos me krijuar Qeverinë.

“Ku janë Vetëvendosje sot? A i kanë numrat? Ose pse i kanë ata numra? Pse i kanë kërkuar ato vota? Çka kërkojnë të bëjnë me to? Qe gjashtë muaj ditë kam dhënë dorëheqje. Vendi ish deshtë me pas qeveri. Ish dashtë me ndodh zhvillimi e punësimi e me ecë përpara. Çka po ndodhë në Kosovë sot? Një telenovelë në mes Kurtit dhe të tjerëve që janë pengë e tij… Çka është më mirë për Kosovën, me dështuar Kurti dhe mos me krijuar Qeverinë. Me dështuar i dyti, me shkuar te i treti, me respektuar rezultatin zgjedhor dhe me pas qeveri pa këtë të parin apo me shkuar në zgjedhje”, tha ai.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh edhe kryeministër në detyrë ka hedhur akuza nga partnerët koalicionit PAN, ku siç tha ai ata gjatë bashkëqeverisjes kanë menduar vetëm për vete, por jo edhe për Kosovën.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Partnerët e koalicionit qeverisës gjithmonë në fokusim kanë pasur forcimin e vetës, kalimin pa pasoja të etapave edhe krijimin e partneritetit potencial në dëm për Kosovën. Këto janë të vërteta, dhe kjo është arsyeja pse në këto zgjedhje kemi shkuar ndaras, dhe nuk synojmë kthimin në PAN.

Kthimi në PAN nuk është formulë për AAK-në, për shkak se përvoja në bashkëqeverisje, në kohën kur unë jam përballur në raste të caktuara me palë të ndryshme për të mbrojtur interesin e Kosovës, kolegët e mi, bashkëpunëtorët, tek të cilët është dashur të llogaris në ta, ata kanë mbrojtur vetëm interesin personal dhe partive të tyre politike… Tash së fundmi e vëreni me kritikat për shpenzimin e rezervës ose me kritikat për shpenzimin e buxhetit.

Ministri i Financave që është njeri përgjegjës që ka marrë rrogë gjatë gjithë qeverisjes së financave e shihni si është fshehur, nuk del asnjëherë që të jap një shpjegim… nuk i shpenzon kryeministri paret, paret i shpenzon ministri i financave”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se AAK është ndoshta e vetmja parti në shërbim të ruajtjes, mbrojtjes dhe forcimit të Kosovës së pavarur.

“Zakonisht në etapa të ndryshme kohore, forcat politike të Kosovës të gjitha kanë ndihmuar që Kosova të ecë në rrugën e vet, drejt pavarësisë, të mbetet e pandarë, të ketë sovranitetin, integritetin territorial dhe kufijtë e me radhë. Mirëpo, ka plot momente kur forcat politike janë fokusuar vetëm për vetveten, përfshirë udhëheqësit politik. Ndoshta AAK është e vetmja parti në Kosovë që për më shumë kohë gjithë potencialin e vet e ka vënë në shërbim të ruajtjes, mbrojtjes dhe forcimit të Kosovës së pavarur, ashtu siç kemi rënë dakord me 17 shkurt 2008, dhe ashtu siç na kanë njohur miq e aleatë”, tha Haradinaj.

Gjatë kohës sa kanë qenë në pushtet, Haradinaj tha se partitë tjera i kanë shërbyer vetës dhe rritjes së votës. Nga aty Haradinaj u zotua se gjatë mandatit të kaluar është detyruar të mbroj interesin, derisa të tjerët sipas tij kanë punuar vetëm për interesat e partisë, e pikërisht për këtë ai tha se në këto zgjedhje kanë kandiduar si parti të vetme.

Sipas tij, partnerët e koalicionit PAN kanë punuar në mënyrë të orkestruar.
Përndryshe, në kuvendin i jashtëzakonshëm të punës së AAK-së, po marrin pjesë 490 delegatë./kp

Share5TweetSendShareSend

Related Posts

Tragjike: 30-vjeçarja  gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau
Lajme

Tragjike: 30-vjeçarja gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau

June 6, 2025
35
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

Qëllohen burrë e grua me armë zjarri

June 6, 2025
126
Lamtumirë shi!!!
Lajme

Moti sot me diell, temperaturat arrijnë mbi 30 gradë Celsius

June 6, 2025
5
Familja Shala ia fal gjakun familjes Krasniqi në ditën e Kurban Bajramit
Lajme

Familja Shala ia fal gjakun familjes Krasniqi në ditën e Kurban Bajramit

June 6, 2025
21
Varianti i ri i Covid zbulohen në Angli
Lajme

Varianti i ri i Covid zbulohen në Angli

June 6, 2025
14
Sot festohet Kurban Bajrami
Lajme

Sot festohet Kurban Bajrami

June 6, 2025
4
Next Post
E kërcënoi më vrasje   Albin Kurtit,  arrestohet nga Policia

Kurti apelon policinë: Lirojeni kërcënuesin tim për Vitin e Ri

Më të fundit

  • Tragjike: 30-vjeçarja gjendet e copëtuar, autori dëshmon pse e vrau
  • Qëllohen burrë e grua me armë zjarri
  • Moti sot me diell, temperaturat arrijnë mbi 30 gradë Celsius
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi