Një person ka humbur jetën dhe tetë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti mëngjesin e sotëm në rrugën e kombit.
Raportohet se një autobus është përplasur me një automjet në segmentin Milot-Rreshen.
Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe rrethanat e ngjarjes.
Autobusi raportohet se po transportonte turistë nga Tirana në Brezovicë.