Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Gjilan ka ndodhur një vrasje, ku një polic e ka qëlluar për vdekje një qytetar.
Personi i vrarë nga polici në Gjilan mësohet se është Lulzim Spahiu nga fshati Muqivërc i Kamenicës.
Viktima është figurë e njohur për Policinë e Kosovës.
Dyshohet se polici i arrestuar kishte bërë një aksident me të ndjerin, para se të ndodhte vrasja.
Express mëson se polici me inicialet V.H ka qenë mbrojtje e afërt e Kryeministrit të Kosovës.