Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në qytetin e Gjilanit. Aty një pjestar i policisë së Kosovës me inicialet V.H ka e ka vrarë një person i moshës madhore në mes të rrugës “Nato 99”, në Gjilan
Lajmin për vrasjen e ka konfirmuar për Gazetën Express edhe zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.
“Mund të ju konfirmojë se rreth orës 04:50 në rrugën ‘Nato 99”, ka ndodhur një vrasje. Motivet ende nuk dihen. Policia dhe ekipet e tjera kanë ndalë në vendin e ngjarjes si dhe po i vazhdojnë hetimet.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”,
Polici është i Gjilanit, i cili punon në Prishtinë.