Policia e Kosovës ka njoftuar se dje i dyshuari ka rrëmbyer viktimën femër në Fushë Kosovë nën kërcënimin e një shufre të metalit.
I dyshuari e ka futur viktimën në veturë dhe e ka dërguar në Prishtinë, ku viktima më pas ka arritur të largohet nga i dyshuari.
Viktima femër K-Shqiptare pasi ka arritur të largohet është lajmëruar në stacionin policor.
Njësia përkatëse policore është duke e hetuar rastin.