Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se kjo parti nuk i frikësohet zgjedhjeve të reja.
Pas përfundimit të seancës, ku është bërë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, dhe nënkryetarëve, ai tha se AAK pret që sa më shpejt të bëhet zgjedhja e ekzekutivit.
“Ne nuk i frikësohemi zgjedhjeve, por meqenëse kishim zgjedhje ne presim që sa më shpejt të kemi ekzekutivin e ri. Por, prap se prapë ne këtu jemi sido që të vendos, tash kemi paralament”, tha ai.
Ai tutje ka theksuar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë në opozitë gjatë këtij mandati, parti kjo të cilës i takojnë 13 deputetë.
Në seancën e sotme është votuar pro zgjedhjet së Glauk Konjufcës si kryetar kuvendi. E po ashtu janë betuar deputetët e legjislaturës së shtatët të Kuvendit të Kosovës