Pesë femra kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ndodhi dje në fshatin Zastok të Ferizajt, ndërmjet dy veturave, raporton Gazeta Sinjali.
Të lënduarat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.
Policia nuk ka bërë të ditura shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Fshati Zastok, Ferizaj 25.12.2019-13:29. Raportohet për një aksident trafiku ku kanë qenë të involvuara dy automjete me targa vendore.
Përpos dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar pesë viktima femra K/Shqiptare, të cilat kanë pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar.