Nga janari deri në muajin nëntor të këtij viti, 103 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në trafik.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 14.552 aksidente prej të cilave 90 kanë qenë fatale
Policia e Kosovës, përmes një përgjigje për gazetën, ka bërë të ditur se 5.559 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 8.903 aksidente me dëme materiale.
Në periudhën janar-nëntor të këtij viti, Policia e Kosovës ka shqiptuar 411.127 tiketa në trafik.
Policia ka bërë të ditur se në periudhën e njëjtë kohore të vitit 2018, kanë qenë 110 persona të vdekur në aksidente trafiku. Sipas këtyre të dhënave, gjithsej kanë qenë 14.393 aksidente prej të cilave 85 aksidente fatale, 5.706 aksidente me lëndime, 11.336 me lëndime. Po ashtu, në periudhën janar-nëntor 2018, Policia ka shqiptuar 373.814 tiketa në trafik.