Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA ka aprovuar një ilaç të quajtur ubrogepant për trajtimin akut të migrenës.
Ky ilaç mund të jetë një opsion i ri për njerëzit që nuk mund të marrin ose nuk reagojnë ndaj ilaçeve të migrenës që janë aktualisht në treg.
Ilaçi do të shitet me emrin Ubrelvy nga kompania farmaceutike Allergan.
“Ubrelvy përfaqëson një mundësi të re të rëndësishme për trajtimin akut të migrenës tek të rriturit, pasi është ilaçi i parë në klasën e tij i aprovuar për këtë indikacion”, tha Dr. Billy Dunn, drejtori Zyrës së Neuroshkencës në Qendrën e FDA-së për Vlerësimin e Barnave dhe Hulumtime.
Në një studim të publikuar muajin e kaluar, ilaçi tregoi norma më të mëdha lehtësimit të dhimbjes dhe të simptomave nga migrena në krahasim me placebo-n, me më shumë se 19% të pjesëmarrësve që raportuan se ilaçi bëri që dhimbjet të qetësoheshin brenda dy orësh dhe gati 40% u lehtësua nga simptomat më shqetësuese të lidhura me migrenën, të cilat përfshijnë ndjeshmëri ndaj dritës dhe zhurmës.