Një rast i rëndë ka ndodhur sot pasdite në Francë ku dy fëmijë njëri 5 vjet, tjetri 2 u mbyten duke luajtur pranë lumit në Francë
Njëri dy viktimat (vajza) kanë lindur në vitin 2014 njëri dhe (vëllau) tjetri në 2017. Tragjedia ka ndodhur në Moingt, ujërat e të cilit e kanë rritur nivelin kohët e fundit nga shiu i fortë.
Nëna 35-vjeçare nga Kosova ishte duke ngrënë me fëmijët në një restorant fast-food, përpara se t’i merrte me vete në fund të pasdites për të luajtur pranë lumit në Montbrison.
Sipas deklaratave të saj, fillimisht në ujë ka rënë vëllai, ndërsa motra e tij u përpoq ta kapte para se të rrëmbehej nga rrjedha por u mbyt edhe ajo.
Edhe nëna e tyre ka hyrë në ujë për t’i shpëtuar, por nuk ka arritur t’i kthente në jetë. Ajo ka lajmëruar njerëzit përreth që të njoftojnë shërbimet e urgjencës, por edhe këta nuk mund të bënin asgjë