• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

E prenë në fyt me thikë, flasin dy autorët për vrasjen e shqiptarit

17/08/2019 - 08:25:47
E prenë në fyt me thikë, flasin dy autorët  për vrasjen e shqiptarit

Burg pa afat për dy autorët e dyshuar të vrasjes së Florian Selimit, te cilet dje ne gjyq nuk e pranuan akuzen dhe as krimin.

Sadri Selaci, 26 vjeç, dhe Kiri Mernicaj, 20 vjeç, të dy banues në fshatin Sulaj, dyshohet se kanë masakruar me thikë të riun me origjinë nga Tropoja pas një sherri të çastit.

Lexo më shumë

Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës

Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës

August 20, 2026
61
Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”

Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”

August 19, 2026
16

Pavarësisht se dy të rinjtë nuk e pranuan akuzën, Gjykata e Shkallës së Parë në Fier caktoi për ta masën e sigurisë “Arrest me burg”, duke i lënë të qëndrojnë në qeli deri në fund të hetimeve.

Përpara togave të zeza, dy të rinjtë thanë se nuk kanë lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit. Ata kanë përsëritur disa herë se nuk kishin pasur fare dijeni për ngjarjen dhe se lajmin e kanë dëgjuar nga televizori.

26- vjeçari mësohet se ka një vëlla binjak dhe kjo pritet ta vështirësojë akoma më shumë çështjen për hetuesit.

Sipas Prokurorisë, përveç provave, ka dhe dëshmi për praninë e të rinjve në vendin e ngjarjes. Gjithashtu, gjatë pyetjeve të shumta nga oficerët e Policisë, ata kanë shfaqur shenja paqëndrueshmërie, duke ngjallur akoma më shumë dyshime mbi ta.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të natës së 11 gushtit, ku në fshatin Hamil u gjet i vrarë me thikë i riu Florian Selimi. Nga hetimet e kryera, si të dyshuar u arrestuan Sadri Selaci dhe Kiri Mernicaj.

Dy të rinjtë akuzohen se në fshatin Hamil, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta kanë vrarë me thikë bashkëfshatarin e tyre, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë pak minuta pas goditjes. Dy të dyshuarit akuzohen për veprat penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Policia tha zyrtarisht se rreth orës 07:00 të kësaj të hëne, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit”, është gjetur pa shenja jete në kanal 23-vjeçari Florian Selimi. Në të njëjtën kohë, afër kanalit ku u gjet trupi i pajetë, është gjetur një makinë tip “Renault” me targa AA641EN, me kofano të hapur dhe një gomë të hequr. Pak para se të humbte kontaktet, viktima kishte telefonuar të atin dhe i kishte kërkuar ndihmë, pasi kishte defekt në makinë.

Akoma nuk dihet se si ka nisur sherri mes të rinjve, por dyshohet se gjithçka ka ardhur pas debateve për bllokimin e rrugës, sepse njëra nga gomat e makinës së Florian Selimit ishte çarë.

Florian Selimi ishte me origjinë nga Tropoja dhe prej disa vitesh jetonte në fshatin Sulaj të Fierit. Dyshohet se në vitin 2015, Selimi ishte arrestuar për shkak se kishte vjedhur dhe më pas kishte djegur një automjet në lagjen “15 tetori”, ngjarje për të cilën ka qenë edhe i arrestuar./Panorama

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës
Ekonomia

Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës

August 20, 2026
61
Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”
Lajme

Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”

August 19, 2026
16
Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”
Lajme

Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”

August 17, 2026
15
Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici
Ekonomia

Banorët e Banjës qe 48 orë pa ujë të pijshëm – drejtori i kërcënon me polici

August 15, 2026
43
Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç
Lajme

Prokuroria: Për sulmin në Ibër-Lepenc,Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç

July 9, 2026
13
Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA
Lajme

Besa Tafilaj Pinchotti – Zëri i miqësisë së përjetshme Kosovë–SHBA

June 29, 2026
26
Next Post
Mbi  34 mijë qytetarë kanë braktisur Kosovën vitin e kaluar

Mbi 34 mijë qytetarë kanë braktisur Kosovën vitin e kaluar

Më të fundit

  • Avni Ponari, e viziton Ujmanin, vlerëson lart Policinë e Kosovës
  • Rasim Smajlaj: “Para se të themi mysliman apo katolik, jemi shqiptarë”
  • Zek Nokshiqi, shpallet qyetetar nderi nga Komuna e “Bajram Currit”
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi