Bashkatdhetarët tanë që po kthehen nga pushimet në Kosovë, edhe mëngjesin e sotëm po përballen me pritje të gjata në pikë kalimet kufitare me Serbinë, në Merdare dhe te Dheu i Bardhë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitare, mëngjesin e së shtunës në Merdare pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në katër orë, ndërkaq kolona është e gjatë mbi një kilometër.
Ndërsa në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë deri në dy orë, raporton Telegrafi.
Në pikë kalimet e tjera kufitare me Serbinë dhe vendet e tjera përreth nuk ka pritje.
Për të përcjellur gjendjen në kohë reale në të gjitha vendkalimet kufitare të Kosovës me vendet fqinje klikoni në faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.