• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Osmani: Do t’i ndalim pensionet e veteranëve gënjeshtarë

23/12/2019 - 11:47:00
Të paktën 10 veteranë të rrejshëm largohen vullnetarisht nga listat

Kandidatja për kryeministre e LDK-së Vjosa Osmani në një intervistë për austriaken der Standard, ka thënë se Kosova është e gatshme të finalizojë marrëveshjen me Serbinë, por pa ndryshim të kufijve.

“Kosova është e gatshme të arrijë një marrëveshje përfundimtare , por nuk do të pranonim absolutisht shkëmbim të territoreve, ndarje të
Kosovës, ose lloje të tjera të ndryshimeve të kufijve, pasi kjo nuk do të rrezikonte vetëm integritetin territorial të Kosovës, por edhe shtetësinë e saj. Sepse territori është një nga elementët kryesorë të shtetësisë. Ne e kemi luftuar këtë ide për dy vjet e gjysmë të fundit:, ka thënë Osmani.

Lexo më shumë

Costa: Edi Rama, ju jeni në rrugën e duhur drejt BE-së

Costa: Edi Rama, ju jeni në rrugën e duhur drejt BE-së

May 15, 2025
9
Kryesia e LDK, dalin me deklaratë pas takimit në Presidencë, ky është qëndrimi i tyre

Kryesia e LDK, dalin me deklaratë pas takimit në Presidencë, ky është qëndrimi i tyre

May 15, 2025
22

Osmani ka deklaruar se në rast të qeverisjes, LVV-LDK, do t’i hetojnë të gjithë zyrtarët, duke filluar nga sistemi i drejtësisë, ku përfshihen Policia dhe shërbimet sekrete, meqë sipas saj, ky është thelbi i zhvillimit të një vendi.

“Ne duam një rishikim të të gjithë zyrtarëve, i cili përfshin sistemin gjyqësor dhe sistemin e sigurisë, d.m.th. policinë dhe shërbimet sekrete. Si rezultat, nëse krijojmë një sistem gjyqësor që është i lirë dhe i pavarur nga ndikimi politik dhe kriminal, nëse kemi një forcë policie dhe një shërbim inteligjence që janë profesionistë dhe të pavarur, atëherë unë besoj se kemi bërë ndryshimin më të madh në historinë e vendit tonë. Është parakushti për gjithçka tjetër, qoftë zhvillimi ekonomik, shëndetësia apo arsimi”, ka theksuar Osmani.
Deputetja e LDK-së, ka thënë se do t’ua ndalin pensionet edhe veteranëve të rremë të luftës së UÇK-së.

“Nuk do t’ua ndalojmë pensionet veteranëve, por pensionet e gënjeshtarëve. Ky vend nuk mund të zhvillohet duke mashtruar. E dimë se sa e vështirë dhe e rrezikshme mund të jetë, por shumë më e vështirë dhe më e rrezikshme për vendin dhe qytetarët tanë është që të mos bëjmë asgjë për këtë çështje. S’na kanë zgjedhur për t’u ulur e shikuar e as për t’u frikësuar nga zemërimi.

Na kanë zgjedhur sepse populli në Kosovë besoi se një gjeneratë krejtësisht e re politikanësh mund të jetë mundësi e mirë për të adresuar këto çështje”, deklaroi Osmani.

Osmani ka kritikuar Bashkimin Evropian për moslibaralizmin e vizave për Kosovën duke e quajtur hipokrizi liberalizmin e vizave për vende si Venezuela dhe Kolumbia, ndërsa ka thënë se Kosovës i janë mbyllur dyert.

“Franca ka ende disa pikëpyetje, të cilat nuk i gjykoj aspak të arsyeshme. Është hipokrite që BE është duke liberalizuar vizat vendet si Venezuela dhe Kolumbia, por nuk është e gatshme të hap dyert për Kosovën e vogël. Kosova nuk paraqet më rrezik të emigrimit. Ne nuk duhet të ndëshkohemi për problemet që Franca ose të tjerët mund të kenë me vende si Xhorxhia”, ka deklaruar Osmani.

Deputetja e zgjedhur shfaq besimin se marrëveshja me Serbinë mund të arrihet “nëse komuniteti ndërkombëtar ndalon së trajtuari Vuçiqin dhe Serbinë si fëmijën e llastuar të Evropës”.

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

Costa: Edi Rama, ju jeni në rrugën e duhur drejt BE-së
Lajme

Costa: Edi Rama, ju jeni në rrugën e duhur drejt BE-së

May 15, 2025
9
Kryesia e LDK, dalin me deklaratë pas takimit në Presidencë, ky është qëndrimi i tyre
Lajme

Kryesia e LDK, dalin me deklaratë pas takimit në Presidencë, ky është qëndrimi i tyre

May 15, 2025
22
Trump: S’ka zgjidhje për luftën në Ukrainë pa u pajtuar unë dhe Putini
Bota

Trump: S’ka zgjidhje për luftën në Ukrainë pa u pajtuar unë dhe Putini

May 15, 2025
20
A e mori ‘ bekimin’ e Thaçit dhe Veselit për t’i hyrë garës për kryetar të PDK-së, Memli Krasniqi
Lajme

Krasniqi pas takimit me presidenten: S’ka tym të bardhë

May 15, 2025
8
Ja sa vota i ka marrë Ilir Meta në burgun 313 në Tiranë?
Lajme

Ja sa vota i ka marrë Ilir Meta në burgun 313 në Tiranë?

May 15, 2025
27
Tensione lufte: Aeroplani luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s
Bota

Tensione lufte: Aeroplani luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s

May 15, 2025
21
Next Post
Suharekë: Bie nga ndërtesa, punëtori

Suharekë: Bie nga ndërtesa, punëtori

Më të fundit

  • Costa: Edi Rama, ju jeni në rrugën e duhur drejt BE-së
  • Kryesia e LDK, dalin me deklaratë pas takimit në Presidencë, ky është qëndrimi i tyre
  • Trump: S’ka zgjidhje për luftën në Ukrainë pa u pajtuar unë dhe Putini
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi