Mjekët dhe infermierët nga fundi i këtij viti do t’i marrin pagat me rritje – më të lartat në rajon.
Për këtë nuk ka dyshime. Kështu ka thënë ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.
Sipas tij, me rritjen e pagave po krijohen kushte që mjekët dhe infermierët e ri të mos largohen nga vendi.
Për rritjen e pagave të mjekëve është krenuar edhe kryeministri në largim, Ramush Haradinaj.