Durrësi u zgjua sot në mëngjes nën masa të forta sigurie. Aty mbërritën liderët e rajonit, të shoqëruar nga kryeministri Edi Rama.
Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, Milo Gjukanoviç, president i Malit të Zi dhe Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut, panë nga afër dëmet që ka shkaktuar tërmeti i 26 nëntorit në qytetin bregdetar.Siç shihet edhe nga videot e publikuara nga Top Channel, një numër shumë i madh truprojash kanë rrethuar liderët, trafiku është bllokuar, ndërkohë që një perimetër është vendosur edhe për qytetarët.Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.
telegramisott@gmail.com