Gjatë vikendit parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Të shtunën parashihet që vende-vende të ketë riga të dobëta shiu, ndërsa të dielën reshje shiu të intensitetit mesatar.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s.