Siç dihen takimet e krerëve të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, po mbahen në ambientet e Kuvendit të Kosovës, mirëpo zyrtari i PDK’së, Bujar Cakolli ka ironizuar me atë se ku duhet të mbahet takimi duke sugjeruar të mbahet në shtëpinë e Titos, në fshatin Kumrovc
Cakolli ka thënë se duke mbjatur takimet aty, pastaj ajo marrëveshje do të njihet si ‘Marrëveshja e Kumrovcit’.
“Vazhdoj me insistu për organizimin e një konference ndërkombëtare për arritjen e marrëveshjes VV-LDK, me ndërmjetsim ndërkombëtar. Vend ideal do të ishte shtëpia e lindjes së Shokut Tito në Kumrovc. Në popull do të njihej si Marrëveshja e Kumrovcit”, ka shkruar ai në Facebook.
Kujtojmë, që çështja e presidentit vazhdon ta ndajë VV’në nga LDK’ja dhe të pamundësojë finalizimin e marrëveshjen për koalicion qeverisës. Ndërkohë, nuk kanë të reshtur statuset e anëtarëve të partisë së Kurti që sulmojnë LDK’në por edhe “analistët” që e shohin me të drejtë një gjë të tillë si pazar të pozitave.