Stina e dimrit sivjet arrin të dielën, më 21 dhjetor, në orën 5 e 19 minuta (sipas kohës sonë). Të dielën është dita e 355-të e vitit 2019. Deri në fund të vitit janë edhe dhjetë ditë (pa e llogaritur edhe ditën e hyrjes së dimrit).
Dimri do të zgjasë 89 ditë. Kjo stinë do të përfundojë më 20 mars të vitit 2020, në orën 17 e 15 minuta, kur fillon stina e pranverës.
Në momentin e arritjes së dimrit, sivjet Dielli do të jetë në bregun perëndimor të Amerikës Jugore, kurse Hëna mbi Atlantik. Ne, ndërkaq presim mëngjesin. Dita e së dielës do të jetë më e shkurtra e vitit, ndërsa nata më e gjata