Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha sot se kjo parti është gjithmonë në favor të dialogut dhe se kurrë nuk do të jetë pengesë për formimin e institucioneve.
Ai për Kosova Online tha se vetëm me bisedime mund të kontribuohet në paqen dhe përparimin e shoqërisë dhe të gjitha komuniteteve në Kosovë.
““Lista Serbe kërkon që të respektohet më shumë, t’i jepet fund diskriminimit të serbëve dhe që përfaqësuesit serbë të zgjedhur të trajtohen si partnerë të barabartë bazuar në ligj.
Lista Serbe nuk është dhe nuk do të jetë pengesë për krijimin e institucioneve dhe ne do të jemi gjithmonë për dialog, sepse besojmë se vetëm përmes dialogut mund të kontribuojmë për përparimin e shoqërisë dhe gjithë komuniteteve në Kosovës”, ka thënë Rakiq.
Rakiq theksoi se Lista Serbe kërkon respektin maksimal, për t’i dhënë fund siç tha ai “diskriminimit ndaj serbëve dhe t’i trajtojë përfaqësuesit serbë të zgjedhur me ligj si partner të barabartë”.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë mbi shpinë barrën e krijimit të qeverisë së re, duke qenë se në zgjedhjet e 6 tetorit ka dalë si parti e parë. Fillimisht në deklarimet e tij për formimin e institucioneve të reja, Kurti kishte përjashtuar përfshirjen e “Listës Serbe” , megjithatë sfundi ka dhënë shenja se mund të takohet me përfaqësuesit e partisë që drejtohet nga Rakiq.
Përgjatë dhe pas zgjedhjeve, Kurti ka qenë shumë i afërt me Nenad Rashiqin, i cili më 6 tetor kishte garuar ndaraz nga “Srpska”.