Policia ka arrestuar në Fushë Kosovë një person të dyshuar për veprën penale “Trafikim me njerëz”
Rasti ka ndodhur të hënën, ku i dyshuari i komunitetit rom është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë me urdhër të prokurorit.
“Lidhur me rastin me datën 16.12.2019është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Rom nën dyshimin se i njëjti kishte kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thekson raporti i policisë