• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Nderohen 41 dëshmorët e rënë në kufirin shqiptaro-shqiptar

14/12/2019 - 17:58:07
Nderohen 41 dëshmorët e rënë në kufirin shqiptaro-shqiptar

21 vite më parë kanë rënë në altarin e lirisë 41 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, derisa hynin në Kosovë për të sjell armatim.

E për të nderuar veprimtarin e Komandantit të Brigadës 113 të UÇK-së, Mujë Krasniqi, të Profesorit Rifat Myziu, të atletit Ilir Asllani, të uraganit të Pashtrikut Qenë Qenaj dhe të gjithë dëshmorëve që derdhen gjakun e tyre në malet pranë kufirit shqiptaro-shqiptar, kishin ardhur bashkëluftëtarë dhe familjarë.

Lexo më shumë

Haradinaj për masakrën e Tusuzit: Kosova ka paguar çmim të lartë për liri

Haradinaj s’pret zgjidhje te Presidentja, zgjedhjet i sheh si opsion të vetëm

October 31, 2025
12
Seanca për shkarkimin, Erion Veliaj hyn me pranga në Gjykatën Kushtetuese

Seanca për shkarkimin, Erion Veliaj hyn me pranga në Gjykatën Kushtetuese

October 31, 2025
4

Njëri nga ish-luftëtarët, Nexhmedin Berisha kujtoi rrugëtimin e vështirë që kanë pasur 21 vite më parë, rrugëtim i cili siç tha ai mori jetën e 41 bashkëluftëtarëve që kanë qenë të rryer në beteja të luftës çlirimtare.

“I kemi ra këtij shtegu, kemi has në pritat armike, në pritë që Serbia domosdo ka dashur ta bllokojë kufirin për të ndal furnizimin e njësiteve brenda në terren. Dhe për këtë arsye në ato kohëra dimri, janë përzgjedhur djemtë më të mirë, djemtë më të fuqishëm, që ia kanë mësy këtyre shtigjeve…E them tash në këtë kohë, që kam qenë pjesëmarrës i plagosur me shumë shokë tjerë të plagosur që kanë qenë, nuk i besojmë realitetit dhe vetvetes se ka mundur me u bë kalimi i këtyre shtigjeve, në atë kohë bora ka qenë afër një metër, të ftohtit acar deri në -20 temperaturat, të ushqyer jo mirë, sepse rruga e gjatë, më shumë na ka interesuar me marrë municione armë, sesa bukë e ujë, gjithçka ka qenë e zorshme”, tha Berisha.

Ai iu drejtua babait të dëshmorit të Mujë Krasniqit, Halil Krasniqit, duke i treguar se i tërë brezi kufitar ka qenë i mbushur me forca armike dhe për këtë ata kanë qenë të vetëdijshëm, por që ishin të vendosur për të hyrë në Kosovë për të sjellë armatim.

“Prej djalit tënd dhe të gjithë këtyre që janë këtu, e kemi ditë që prej Drinit të Bardhë, deri në pjesë me Gjakovën, kufiri ishte i mbushur me njësitë paramilitare të Serbisë dhe ma elite të ushtrisë jugosllave, i ka pru këtu”, tha ai.

21 vite më parë, gjatë mëngjesit të acartë të 14 dhjetorit të vitit 1998 luftëtarët e UÇK-së deri sa sillnin armë në Kosovë, kishin rënë në pritën e organizuar nga ushtria dhe policia e armikut, në vendin e quajtur “Te Likenet e Hasit” në Gorozhup të Pashtrikut.

Gjatë luftimeve të pabarabarta të zhvilluara në borën e dhjetorit, veç dëshmorëve të rënë, u plagosën edhe dhjetëra luftëtarë, ndërsa disa luftëtarë u zunë rob lufte, por pas një aksioni të zhvilluar nga luftëtarët e UÇK-së 8 ushtarë të ushtrisë serbe ishin kapur nga luftëtarët e UÇK-së dhe me ndërmjetësimin e OSBE-së u bë këmbimi i ushtarëve të të dyja palëve.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Dëshmorët e UÇK-së të rënë në brezin kufitar shqiptaro-shqiptar u varrosën në Polac të Drenicës me nderime larta ushtarake më 21 dhjetor të vitit 1998.

Share7TweetSendShareSend

Related Posts

Haradinaj për masakrën e Tusuzit: Kosova ka paguar çmim të lartë për liri
Lajme

Haradinaj s’pret zgjidhje te Presidentja, zgjedhjet i sheh si opsion të vetëm

October 31, 2025
12
Seanca për shkarkimin, Erion Veliaj hyn me pranga në Gjykatën Kushtetuese
Lajme

Seanca për shkarkimin, Erion Veliaj hyn me pranga në Gjykatën Kushtetuese

October 31, 2025
4
Bajrami për votimin e fshehtë: Shkelje Kushtetuese
Lajme

Bajrami: Buxheti i vitit 2026, maskaradë politike në prag të zgjedhjeve

October 31, 2025
9
Qeveria në detyrë e rrit pagën minimale nga janari 425 euro, ndërkaq nga 1 korriku , 500 euro
Lajme

Qeveria në detyrë e rrit pagën minimale nga janari 425 euro, ndërkaq nga 1 korriku , 500 euro

October 31, 2025
9
Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Policia arreston një shtetas serb me urdhërarrest ndërkombëtar

October 31, 2025
10
Qeveria në detyrë e miraton projektbuxhetin prej 4 miliardë euro për vitin 2026
Lajme

Qeveria në detyrë e miraton projektbuxhetin prej 4 miliardë euro për vitin 2026

October 31, 2025
18
Next Post
Nga kjo ditë i ftohti ekstrem e kaplon Kosovën

Nga kjo ditë i ftohti ekstrem e kaplon Kosovën

Më të fundit

  • Haradinaj s’pret zgjidhje te Presidentja, zgjedhjet i sheh si opsion të vetëm
  • Seanca për shkarkimin, Erion Veliaj hyn me pranga në Gjykatën Kushtetuese
  • Bajrami: Buxheti i vitit 2026, maskaradë politike në prag të zgjedhjeve
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi