• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Skandal: Zyrtarët e Ministrit, Lekaj i vozisin “Land Roverat” e “Bechtel-Enkas”

14/12/2019 - 10:06:50
Skandal: Zyrtarët e Ministrit, Lekaj  i vozisin “Land Roverat” e “Bechtel-Enkas”
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Tri vetura të tipit “Land Rover” dhe dy të tjera “Ford Mondeo”, konsorciumi “Bechtel-Enka” ua kishte vënë në “funksion” zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, të cilët ishin pjesë e njësisë implementuese të autostradës “Arbën Xhaferi” (Prishtinë – Han i Elezit).

Pesë zyrtarët shtetërorë, me këto vetura, pronare e të cilave është “Bechtel-Enka”, e kanë “monitoruar” punën e ndërtuesit të autostradës, shkruan sot Koha Ditore. Përveçse i shfrytëzojnë këto vetura, gazeta është informuar se edhe karburantet ua mbulon po konsorciumi amerikano-turk, që është përzgjedhur për realizimin e këtij projekti rrugor.

Lexo më shumë

7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun

Sot Cirku i 32-të, deputetët mblidhen për konstituimin

June 15, 2025
16
Prokuroria: Do të sekuestrojmë pronat e zotit Trump nëse nuk e paguan gjobën prej 454 milionë dollarësh

Trump: Ushtria jonë është më e egra dhe jemi gati

June 15, 2025
41

Zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës, të cilët kanë qenë përgjegjës për të mbikëqyrur zbatimin e ndërtimit të autostradës Prishtinë-Hani i Elezit ende vazhdojnë t’i vozisin këto vetura. Të kontaktuar nga gazeta, këta zyrtarë kanë thënë se një gjë e tillë është paraparë në kontratën me “Bechtel-Enkan”.

“Land Rover” është lloji i veturës të cilën e ka në përdorim edhe drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Eset Berisha. Berisha qe afro një vit nuk është i angazhuar në Ministrinë e Infrastrukturës. Para se të bëhej drejtor në Aviacionin Civil, ai ishte këshilltar i ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Në cilësinë e këshilltarit të Lekajt, Berisha përmendet si person që ka qenë në komunikim me kompaninë “Hill International”. Kjo kompani kishte rekomanduar që pagesat në emër të vonesave në vlerë të 53 milionë eurove për “Bechtel-Enkan” të mos paguhen për shkak se nuk ishte arsyetuar se si kjo vonesë e ka shkaktuar dëmin dhjetëra milionësh. Ky raport ishte “fshehur” nga Komiteti Ndërministror.

Share3TweetSendShareSend

Related Posts

7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

Sot Cirku i 32-të, deputetët mblidhen për konstituimin

June 15, 2025
16
Prokuroria: Do të sekuestrojmë pronat e zotit Trump nëse nuk e paguan gjobën prej 454 milionë dollarësh
Bota

Trump: Ushtria jonë është më e egra dhe jemi gati

June 15, 2025
41
Erdogan e thërret botën të ndërhyrje në tensionet Izrael-Iran
Bota

Erdogan e thërret botën të ndërhyrje në tensionet Izrael-Iran

June 15, 2025
41
Xhavit Haliti: Ideja për Qeveri Uniteti e mirë por edhe fontanë dëshirash!
Lajme

Xhavit Haliti: Ideja për Qeveri Uniteti e mirë por edhe fontanë dëshirash!

June 14, 2025
20
Grand Hotel Bellushin – Krenaria e Kosovës dhe perla më moderne e Ballkanit – Video
Ekonomia

Grand Hotel Bellushin – Krenaria e Kosovës dhe perla më moderne e Ballkanit – Video

June 14, 2025
162
Krahasimi i fuqisë ushtarake Iran-Izrael për luftë
Lajme

Krahasimi i fuqisë ushtarake Iran-Izrael për luftë

June 14, 2025
157
Next Post
Vritet i 23–vjeçari, e plagoset rënd shoku i viktimës

Vritet i 23–vjeçari, e plagoset rënd shoku i viktimës

Më të fundit

  • Sot Cirku i 32-të, deputetët mblidhen për konstituimin
  • Trump: Ushtria jonë është më e egra dhe jemi gati
  • Erdogan e thërret botën të ndërhyrje në tensionet Izrael-Iran
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi