Princ Dobroshi është nga Kosova, i identifikuar si bos i krimit, dikur shumë aktiv në Europë, sidomos gjatë vitet 1990 i cili merrej me trafik droge dhe kontrabandë armësh. Që nga viti 2006 ai jeton në Kosovë
Në vitin 1993 ai u arrestua në Norvegji dhe u dënua me 14 vjet burg për trafik të heroins, gjithashtu ishte i akuzuar në Suedi dhe Danimarkë.
Në një operacion të koordinuar mirë, ai u arratis nga burgu Ullersmo në vitin 1997.
Ai pas arratisjes nga burgu në Norvegji, ndërsa veprimtarin e tij kriminale e vazhdoj në Republikën Çeke, ku grupi i tij shpejt dominoi trafikun e drogës.
Më 23 shkurt 1999 ai u arrestua përsëri, por tash në kryeqytetin Çekisë, në Pragë.
Me 6 shtator 2000, ai ishte marrë në pyetje nga gjykata në burgun e rrethinës Ringerike, për shkak të sigurisë se lartë.
Por çka ndodhi, intervistat u anuluan për shkak të autobusit që mbante anëtarët e gjykatës, u përplasur me një kamion, ku mbeten të vdekur 3 anëtarët e saj.
Toka nëntokësore kriminale kishte planifikuar një sulm të armatosur në burgun e Pankrác, por në gusht 1999 Dobroshi u ekstradua në Norvegji për të përfunduar dënimin e ti
Ai u lirua me kusht për “sjellje të mirë” në janar 2005. Ai pastaj u kthye në Republikën Çeke dhe qëndroi atje për tre muaj deri sa skadoi viza e tij. Më vonë, ai u kthye në Pejë, Kosovë.
Ai kishte pranuar se kishte miqësinë me Arfan Qadeer Bhatti, i cili u arrestua në Norvegji me akuzën e planifikimit të terrorizmit të ambasadave izraelite dhe amerikane në Oslo, Norvegji.
Që nga shtatori 2006, ai jetonte në Kosovë, ndërsa gruaja e tij shqiptare dhe dy fëmijët e tyre jetonin në Pragë.
Ndërsa sot, Policia e Kosovës përmes një komunikate lajmëroi arrestimin e tij, i cili ishte bërë për shkak të një përleshje në qytetin e Pejës dhe për armbajte pa leje.
Dobroshit, po ashtu, i ishte ndaluar hyrja në vendet e Bashkimit Evropian.