Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar në lidhje me takimin që e ka bërë Xhelal Sfeçla i VV-së me të ashtuquajturin drejtor të zyrës për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq.
Musliu duke shpërndarë fotografinë në të cilën shihet Sveçla i ulur në një tavolinë me Gjuriqin, ka thënë se ai duhet t’i kërkoj falje Reçakut.
“Sveçla duhet t’i kërkoi falje Reçakut”, shkruan shkurt Musliu.
Ndërsa, këtë takim Vetëvendosje dhe vet Sfeçla e kishin arsyetuar duke thënë se ata po merrnin pjesë në një Konferencë në Tiranë, dhe se ulëset ishin vendosur nga organizatorët.
Edhe kreu i VV-së, Albin Kurti sipas fotografive që kanë dal mbrëmë në medie, është parë i ulur pranë Gjuriqit gjatë kësaj konference.