Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona për arsye se të njëjtit kanë detyruar personin mashkull K/shqiptar që t’u paguajë fajde atyre prej vitit 2015.
Personi në fjalë kishte tentuar të kryejë vetëvrasje, por që pasi kishte shpëtuar ai ishte intervistuar nga policia dhe ishte zbuluar se atij po i kërkohej të paguante shuma që kalonin shumëfish borxhin.
“Janë arrestuar tre meshkuj K/Shqiptar pasi të njëjtit sipas viktimës mashkull K/Shqiptar e kishin detyruar atë ti paguaj fajde nga viti 2015 deri me tani. Është bërë bastisje në dy lokacione ku janë sekuestruar disa gjera si dëshmi materiale po ashtu tek njëri i dyshuar janë gjetur rreth 84 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë nga rajoni i Pejës./Gazeta Express/