Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka postuar disa fotografi të shesheve të Prishtinës të rregulluara me drita për festat e fundvitit.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Ahmeti ka shkruar se megjithatë këtë vit festat nuk janë të njëjta.
“Sivjet festat e fundvitit nuk janë të njejta! Megjithatë fëmijët meritojnë të gëzohen kudo që janë”, ka shkruar Ahmeti, transmeton Telegramisot.com
Duket se kryetari i Prishtinës ka aluduar në tragjedinë e 26 nëntorit në Shqipëri, ku nga një tërmet prej 6.4 shkallë të Rihterit në
Durrës dhe rrethinë vdiqen 51 persona, ndërsa u lënduan qindra të tjerë.
Më poshtë mund të shihni pamje nga kryeqyteti i zbukuruar: