Kryetari i Partisë Liberiane Egjiptiane, Veton Berisha, ka shprehur pakënaqësi rreth trajtimit të komuniteteve egjiptian dhe rom pas fatkeqësisë së tërmetit në Shqipëri
Ai nuk e mohon se ka pasur edhe raste të keqpërdorimit nga ana e tyre, por për këtë ai më shumë fajtor e bën propagandën që është bërë gjatë këtyre ditëve, Telegramisot.com
“Ne ngjashëm e kemi përjetuar tërmetin në Shqipëri sepse është një ngjarje e prekshme. Në emër të komunitetit egjiptian them se jemi ndje keq dhe i shprehim ngushëllimet tona. Si komunitet kemi marrë veprimet e para që kanë qenë të nevojshme për të ndihmuar banorët atje. Edhe ne si parti kemi arritur të ndihmojmë për dërgimin e ndihmave si dhe për strehim”.
“Ishim në vendet ku kishte edhe banorë nga komuniteti egjiptian dhe pritja ishte e mirë. Arritëm të kontaktojmë shumë familje të prekura. Dëmet ishin të mëdha, por pasiguria që është ende e krijuar ka nevojë për të ndihmuar”.
“Kishte pakënaqësi te shteti. Edhe pse kishin arritur shumë ndihma qytetarët ankoheshin që nuk pranonin ato. Ne u shqetësuam edhe për faktin se bëhej dallime sepse kishte grupe që favorizonin grupe të caktuara. Po ashtu kemi shumë raste që janë evidentuar edhe në media ku pjesëtarët e komunitetit egjiptian dhe rom atje i distanconin dhe në njëfarë mënyre i përjashtuan prej ndihmës së parë”.
“Kishte plot raste kur nuk i pranonin në shator dhe plot raste kur nuk i jepnin ndihmën e parë. Jemi ndje të shqetësuar kur edhe në raste të tilla bëhen këso dallime dhe veçohen njerëz të caktuar. Tërmeti ka ndodhur për të gjithë dhe ne si komunitet kemi ndje dhimbje dhe kemi treguar gatishmëri për të ndihmuar në Shqipëri pa bërë dallime”.
“Në këtë rast ka pasë dallime të tilla, por shpresojmë që situata të futet më shpejt në kontroll”.
“Kosova e dëshmoi një gatishmëri të madhe dhe entuziazmi ishte i madh. Por ky entuziazëm u keqpërdor se pati propaganda që nëse shkohet në Kosovë sepse mund të kenë edhe përfitime të ndryshme. Propaganda na shkaktoi neve një situatë jo të mirë sepse pati një fluks dhe shumë nga komuniteti erdhën sepse shkuan organizata atje dhe gjetën.
“Një autobus me 54 anëtarë para dy netëve dhe ishin vërtet në Durrës nga stacioni dhe ishin vërtet të prekur sepse kishin mbetur në shi dhe u nisën për të ardhur këtu. Kemi arritur t’i sistemojmë falë bashkëpunëtorëve dhe shoqërisë civile nëpër familje të ndryshme dhe tash po përpiqemi të sistemojmë edhe të tjerë”.
Berisha në “Sytë 7” tha se kanë diskutuar me kandidatin potencial për kryeministër, Albin Kurti, por ende janë në pritje të marrëveshjeve.