Një vajzë e mitur është shtrirë në repartin e gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi është në pritje të fëmijës
Policia ka bërë të ditur se e mitura ka bashkëjetuar në Ferizaj me një person, ndërkaq rasti po cilësohet si “Bashkësi jashtëmartesore me personin nën 16 vjeç”.
“Raportohet se viktima femër (e mitur) ashkalike shtetase e Shqipërisë, ishte e shtrirë në QKUK në repartin gjinekologjik për të lindur fëmijë dhe se që dy vjet ishte duke bashkëjetuar në Ferizaj me të dyshuarin mashkull ashkali shtetas i Shqipërisë”, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.
Po ashtu, bëhet e ditur se e mitura është në gjendje stabile, ndërkaq nuk raportohet për të arrestuar.