Një tërmet i fuqishëm goditi Shqipërinë, ditë më parë duke shkaktuar 52 viktima.
E në të tillë fatkeqësi shqiptarët u bënë sërish bashkë.
Kompania e Sigurimeve Sigal Uniqa Grup Austria i vjen në ndihmë familjeve të viktimave duke dhuruar një shifër të madhe prej 60 mijë Euro.
“Kompanitë e grupit SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA në KOSOVË dhe në UNIQA MAQEDONIA E VERIUT po e ndjekin me shqetësim të madh çdo zhvillim hap pas hapi dhe shprehin solidaritetin e tyre duke kontribuar në ndihmë financiare për familjet e viktimave të prekura nga tërmeti me 60,000 Euro.
Lutjet dhe ngushëllimet tona janë me të gjithë ju!
Presidenti i Grupit SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA
Z.Avni Ponari, shkruan Telegramisot.com.