Faqja zyrtare e testit ndërkombëtar PISA ka paralajmëruar se rezultatet e vlerësimit të vitit 2018, bëhen publike sot, raporton Gazeta Express.
Kjo është paralajmëruar edhe nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë përmes një komunikate për media.
Rinor Qehaja, si drejtor i Ed Guard, një instituti që merret me fushën e arsimit, vlerëson se rezultatet e mira nuk vijnë nga përgatitja e momentit, apo mbajtja e testeve pilot që i kishte organizuar ministria e arsimit.
Ai thotë se sivjet nuk do të ketë lajme të mira nga ky testim.
Ndryshe, testimit ndërkombëtar PISA i janë nënshtruar 211 shkolla nga e gjithë Kosova dhe kanë marrë pjesë 5 mijë e 370 nxënës.