Të shtunën në stacionin policor në Pejë është raportuar se një vajzë ka dalë nga shtëpia, ndërkaq nuk dihet për vendndodhjen e saj
Rasti ka ndodhur të premten ndërkaq në polici është raportuar të shtunën nga vëllezërit e vajzës së zhdukur.
“Me 30.11.2019 dy meshkuj K/Shqiptar –vëllezër kanë raportuar se, motra e tyre (mendërisht e pazhvilluar), ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vend ndodhjen e saj”, thuhet në raportin e policisë.
Bëhet e ditur se njësitet policore janë duke hetuar rastin.