Duke mos i përfshirë pagat dhe shpenzimet për reprezentacion, hiç më pak se 687 mijë e 934 euro janë shpenzuar nga kabineti i qeverisë Hradinaj.
Keq me shpenzime nuk e ka lënë as zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj dhe 12 zyrtarët e kabinetit të tij. Vetëm për mëditje, për akomodim, për shpenzime të kredit-kartelës dhe për bileta ata kanë shpenzuar 200 mijë euro, shkruan Zeri.
Në ndërkohë kabineti i Fatmir Limajt për të njëjtën kategori ka harxhuar mbi 90 mijë euro. Teksa për kabinetin e koordinatorin nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, janë shpenzuar gjithsej 35 mijë e 452 euro.