Kushdo që kishte paraparë “fundin e historisë” si koncept mardhënjesh ndërkombëtare në tendencëen globaliste, duhet të ketë dalur tashmë nga iluzioni.
Fillozofët do kuptonin se diçka nuk shkoi mbarë dhe do i futeshin punës në pyetjen që shtroi tendenca globaliste: Përse nuk u arrit “Fundi i Historisë”? Ndoshta shoqëria njerëzore është në ecje e sipër për në atë drejtim për sa i përketë marrdhënjeve ndërkombëtare dhe një ditë edhe do të vie, por a ka qartësi se si do dukej fundi i historisë!
Vështruar në deri të tashmen, do thonim se: secili fund është filli i një fundi!
Pushtimi i njerzimit nga kapitali mbi Resurset dhe bërja sikur ai po vëhet në shërbim të jetës njerzore nuk mund të luaj pafundësisht rolin e timonierit drejt asaj që na pëlqen të themi “fundi i historisë” si paqe sociale, edhe pse akoma në krahët e një utopizmi në atë marimangën idealiste, e cila që prej fillesës së saj nuk ka rreshtur ta shtyjë njerzimin në sfida të reja.
Meqë, një shkrim rutinë si ky për të sotmen politike nuk mëton të përimtësoj malin e madh të një çështjeje kaq indimiduese në fushën e shkencave.
Unë do mjaftohem të përçoj te politika që po vie (pse jo edhe me theks LVV-në, apo detyrimin kushtetues të Tiranës zyrtare), mesazhin për nevojën e njohjes së realiteteve dhe politikës që ato duhet të prodhojnë për kohën dhe hapësirën tonë me pushtetbërjen e tyre.
Duke mësuar nga historia ne kuptojmë thënjen se “Nëna e dijes është mësimi”! Të shohim dy nga shembujt domethënës nga mbamendja e re që kur shekulli i vlimeve shqiptare prodhoi fillin e çlirimit dhe bërjes më vete.
Lëvizja xhonturke u bë përtej thjesht angazhimit të popullsive vendëse edhe besimi se më në fund shpresa po krijonte teren të lindte.
Shqiptarët u përfshinë në atë revolucion si pak kush nga popujt e ish Perandorisë Osmane! Sapo Xhonturqit përmbysën rendin e vjetër dhe u vunë në krye të punëve, ata nuk tejkaluan pararendësit që rrëzuan. Të mjaftuarit e Xhonturqve me ndrrimin e pushtetit, ne shqiptarëve, na e dha një mësim të mirë. Këtë mësim historie ne e harruam shpejt dhe prodhuam analogji tipike.
Që nga çlirimi ne po mjaftohemi me ndrime pushtetesh, dhe përtej saj po mbetet vetëm trashja e të keqes. Për të tilla vegjetime populli thotë: Më i keq i riu se i i vjetri! Andaj, sikur ai shprehet: nuk duhet të shkohet mbas b… të dashit!
Lufta e dytë botërore na e dha edhe një mësim po aq të mirë sa Xhonturqit e rinj. Nga 7 prilli i 1939-te kur mbreti iku me bisht nënë shalë dhe e la popullin në baltë, shiptarët iu kundërvunë pushtimit fashist. Lufta Pesë vjeçare dha frutet e veta, Shqipëria politike u çliru dhe filloj çlirimi edhe i vieseve shqiptare nën Jugosllavi. Ato, në vend që çlirimin nga Nazifashizmi ta pasonin me vendosjen e pushtetit, mjerisht u lanë në mëshirën e pushtimit fashist të Beogradit.
Brigadat shqiptare vazhduan marshimin drejt Vishegaradit duke lënë që fashizmi e pushtimi deri diku fisnik Gjerman të zëvendësohej me fashizmin gjenocidial serb. Ky gabim ka vulën e një lajthitjeje ku ra papërvoja politike e udhëheqjes shqiptare të LNÇ duke mos krijuar këshillat nacionalçlirimtar për pushtet politik lokal e qendror.
Besimi në idealizmën e popujve “vëllezër” të bashkuar kundër të keqes së përbashkët i vuri vulën identifikuese gabimit të ri. Nga ky gabim pësoi gjysma e kombit.
Po të vendosej realiteti çlirimtar si pushtet politik nga brigadat shqiptare, Kosova me vise do të ishte ndryshe sot dhe çështja shqiptare poashtu do të ishte në mos e zgjidhur të paktën do të kishte gjithë premisat të ishte në hapin e fundit të rrugëtimit të saj.
Shqipëria politike nuk mësoi as nga Pleniumi i Beratit (23-27 nëntor 1944), ku PKSH kuptoj se idealizma shqiptare tashmë ishte bërë streha e armmiqve të jashtëm dhe horrave e tradhëtarëve të brendshëm. Megjithë këtë mësim që i dha me goditjen e tij drejtuesi i misionit Jugosllav pranë shtabit të ushtrisë shqiptare V.Stoiniç, drejtuesit shqiptarë nuk vunë mend. Pra, ata në vend që të vendosnin pushtetin e nacionalçlirimtares kudo në Kosovë me vise sikur bënë me këshillat në Shqipërinë politike, ia mësyn Vishegradit e fronteve tjera, sikur e thamë më lartë, duke e lënë Kosovën me vise nën thikat e fashizmit serb.
Andaj, në njohjen e të ndodhurës së gabimeve të djeshme, ne sot, të gjithë padallim kërkojmë nga pushtetarët tanë njohjen e realiteteve dhe politikës për politikëbërje dhe pushtetim.
Pasojat e atyre gabimeve i dimë të gjithë, ne këndej Drini i kemi të shkruara me gjakun e familjarëve që humbëm dhe historisë që jetuam, derisa andej drini edhe i sistemoi në sirtarët e mbamendjes shtetërore të cilën jo pak mëpastaj u mundua dhe po mundohet ta ndreq!
Tutje historia është e brezit tonë dhe nuk do ia vlente ta ngarkonim shkrimin meqë nuk mëton studim, por thjeshtë paraqitjen e një shqetësimi
Po, përse me kaq ngulm kërkojmë që edhe nga gabimet e së shkuarës të njihen realitetet e sotme dhe mbi ato njohje të bëhen politikat dhe të ushtrohet pushtetbërja?
Të besohet në teorinë e “fundit të historisë”, ku barazia sociale do jetë ardhja e paspërmbysjes përmes vetëdijësimit, edhe pse duket utopike, ia vlenë të aspirohet nga dijetarët sot e masat në të ardhmen në tendencen iluministe, të cilën natyra njerzore e ka dhunti të veten. Por, e sotmja përtej dëshirave është thellë e futur në gojën e apetiteve. Apetitet, të cilës do natyrë qofshin ato, në vetvete janë qëllimore!
Për ta kapur shembullin; meqë Antifashizmi si vlera më përbashkuese e njerzimit deri sot nuk ia ka dalur ta ruante homogjenitetin veprues të bashkësisë ndërkombëtare në mbas fitoren mbi Fashizmin, por secili fitoi për veten e tij, me çka mposhtja e fashizmit nuk u shëndrrua në fitore vetëm për vlerën dhe njerzimin. Si e tillë fitorja mbi fashizmin u hodh në pjatën e interesave ku thikat gjeopolitike përcaktuan frontet e reja.Atë që kishte synuar Hitleri tashmë po e realizonin të ndarë në hise treshja antifashiste.
Jalta më shumë prodhoi shpalljen publike të vendpërballjeve të reja se sa pasoi rrugën e proklamimeve që më vonë do të vinin si pasojë e ruajtjes së asaj apatie ndërkombëtare ku rreziku që po mbante gjallë lufta e ftohtë ktheu gjithçka në farsë, që nga mardhënjet ndërkombëtare e deri te Liritë dhe të drejtat e njeriut.
Aq larg kishte shkuar dhe gjendet akoma sot bota në mardhënjet ndërkombëtare nga e përbashkëta antifashiste e së djeshmës si nevojë e të mëdhenjëve të kohës, e cila pat perceptuar në ideale masash, sa u desh një garancë e re për paprekshmërinë e kufijve. Asgjë humane më nuk kishte mbetur në jetën e elitave në drejtim të popujve dhe gjithçka ishte prodhim i ditëpërditshëm i gjendjeve, derisa një ditë tregu i lirë fitoi mbi ekonomitë e palnifikuara, meqë këto të dytat u mbytën të kapura nga monopoli pushtetor i personalizuar.
Mardhënjet ndërkombëtare edhe sot janë në kërkim, po atje ku ishin në Kajron e 1943-shit.Pas Jalta e 1945-tes dhe Helsinki i 1975-tes tashmë mezi po mbahen në këmbë të sakatosur kudo nga Osetia e deri në Qipro.
E vetmja gjë që akoma qëndron është ndërmarrja Regan. Asaj sot akush nuk ia di synimin, meqë rrënimi i Komunizmit në kupollën e perandorisë së tij në Moskë ka prodhuar domosdoshmëri përshtatjeje të planit Regan.
Vorbulla po zien dhe ne jemi brenda saj, sikur janë të gjithë tjerët, por sekush në vlimin e vet.
Parë në këtë këndvështrim ku fatet e popujve dhe rajoneve rrezikojnë të përfundojnë jo më shumë se një e hedhur e zareve në politikat ndërkombëtare, po aq sa ishin në para Jaltë, na bënë të mendojmë se një rend i ri jo larg në kohë do ketë një miratim ose të harmonizuar ose të miratuar në heshtje! Një rend i funksionalizuar nga të heshturit e të mëdhenjëve përbën rrezik të sakjshëm! Ky kaos rendi miratuar me heshtjen dhe ngutjen nën plaf të të mëdhenjëve për ta fituar garën i gjason luftërave ballkanike në shpatullat e të cilave lindi lufta e parë botërore.
Me zhvillimet në Siri përfundimisht u pa se të mëdhejtë dinë të mos përballen dhe kjo është një garancë për njerzimin se nuk do ketë katastrofa përmasash të paimagjinushme çfarë mund të shkaktoj arsenali nuklear në disponim, por dhe dëshmi se neokolonizimi që po ndodhë si rreshtim i ri edhe vullnetar do bëhet sfida e ardhshme e popujve për t’u çliruar!
Se bota gjendet në udhëkryqin e rendit të miratuar heshturazi, mjafton të shohim sa lehtësisht u nëpërkëmbën aspiratat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nga thjeshtë një kalkulim elektoral për fatet personale të Presidentit Macron apo edhe ndonjë gjeopolitikë e pykës anti amerikane më shumë se sa edhe vet tregimi i vendit Gjermanisë për të respektuar të peshuarit e vendimarrjes ndërkombëtare të të mëdhenjëve ku ajo për shkak të historisë akoma duket të jetë e penalizuar!
Në një mungesë të tillë respekti të rregullave dhe mosmbajtjes së fjalës së dhënë institucionale nga BE-ja, sikur qe rasti i kritereve të marrëveshura me Shqipërinë e Maqedoninë e veriut nga BE-ja, Presidenti Macron bëri dilitantin dhe treguesin real të kaotizmit që ka përfshirë vet Bashkimin europian
Kjo lojë kaq e vrazhdë, ku fatet e popujve dhe rajoneve tallen kaq brutalisht, na mëson se duhet të shohim rrugën tonë!
Kjo, e parë e rrugës sonë, nuk nënkupton donkishotizëm dhe dilitantizën sjelljeje politike, por përgjegjësi dhe kërkim të vazhdueshëm të hapsirave integruese brenda shqiptare. Politikat shesheliste të tipit “Agimi i artë” e çuan “Alencën Kuq e Zi” në flatrat e prera! Kjo nuk duhet e as duhet të guxojë të bëhet fati i askujt në të ardhmen në politikën tonë të të gjithë hapsirave shqiptare, por as edhe ky moslejim nuk nënkupton që qysh në këtë vit të mos e kemi në fokus vjetor një tërësi mundësish integruese. Psh.Shqipëria politike është gati ta përmbyllë Reformën në Drejtësi dhe këtë po e bënë me faktorin ndërkombëtar!
Amerikanët si garanca e këtij zhvillimi do ta mirpritnin zgjatjen e tij edhe në Kosovë! Mjafton të gjenden modalitetet e krijimit të hapsirës ligjore dhe të filloj ky proces te ne në kapacitete të plota me hapin që tashmë Shqipëria e andej drinit e ka arritur! Fusha e Sigurisë në të gjitha nivelet do të ishte e pranueshme të ndërtonte struktura të përbashkëta edhe nën një komandë përveq krejt madhores e cila do mbetej një relike që pret për të vdekur!
Arsimi kultura dhe shtresimi i vetëdijës sonë trashigimore janë një e pandarë që nga folklori e deri te kryefigura jonë kombëtare Skënderbeu. Ekonomia jonë nuk ka pse të mos koordinohet në terma bashkëjetese e bashkëplotësimi për të konkuruar!
Sjellja prej papjekurie politike nëpër kapacitetet e pushtetbërësit është një rrezik por edhe një faj për të cilin mund të paguajmë jo vetëm me të sotmen!
Don Kishotizmi politik duhet të ketë kujdes dhe të kuptoj tendencën ruse për ta bërë post Helsinkun një moment të ri kufijsh e mardhënjesh ndërkombëtare, por edhe duhet të mos ngurroi të guxoi deri atje ku kjo të mos lëndohet. Dëshmi se si duhet bërë këtë kemi bërjen realitet të së drejtës së Kosovës për t’u çliruar! Faktori ndërkombëtarë zhvillimet e pakthyeshmërisë i integron si realitete dhe i ndihmon të bëhen normalitete të skenës.
Si e radhës së kësaj rrjedhe, Minishengeni, brenda vorbullës së përgjithshme ndërkombëtare ku Ballkanit do t’i jipej një shije shërbimesh të përbashkëta mund ta gjejë fatin e shqiptarëve përveç se të shpërndarë edhe të paorganizuar e në papajtueshmëri me zhvillimet që po vinë. Utopizmi platonik si e qëndruar në eterin politik po u kthy në entuziazëm strukturash bëhet kapja fatale e vetes nga normimi utopik, i cili prodhon dogmën prej ku deformitetet metastazojnë shoqërinë!
Rrafshi ku politika zhvillohet është toka e saj; Realiteti dhe aktualiteti. Andaj, edhe Kryeministri Rama duhet t’i kthehet leximit të historisë.
Pleniumi i Beratit është shembulli më i mirë ku realiteti del nga ëndrra, përsa i përket asaj që mund të agravoj nga rrethanat që mund t’i krijohen Serbisë, derisa në planin e integrimeve tashmë besoj se ai është i qartë për sa ka provuar nga sjellja e fundit e Presidentit Macron.
Gjithçka mund të shuhet si fluskë sapuni, jo vetëm procesi integrues i vendit tonë në BE, por edhe BE-ja vet. Identitet që ruhen dhe sillen në terma marrveshjesh bazuar në peshën e aktorëve sikur është rasti në BE shpejt do sjellin raporte të të pabarabatëve dhe padurueshmëria është aq thjeshtë e zgjidhshme sa do mjaftonte edhe vetëm kthimi i valutës kombëtare.
Në nivelin e vetëdijes ku njerzimi sot vepron shuma integruese e pranua=eshme si shkrirje është mjerisht vetëm padallueshmëria dhe kjo është Etnia. Them mjerisht sepse do kisha dashur që njeriu të ishte etnia e nerzimit. Ne nuk ia kemi dalur ndaj edhe nuk ia ka dalur as “fundi i historisë”!
Nga këtu ku jemi nuk jemi larg në rrugën e bashkimit në të pranueshmen e shumës së prodhuar nga njëjtësia etnike dhe hapsira vepruese e përkatësisë.Momentet që po kalojmë nuk kanë të bëjnë me ideologjitë apo me konkurencen e dallimeve.Këtë duhet ta kenë në vëmendje secili nga aktorët vendor.
Meqë, “drejt fundi i historisë” rrëshqet gjithmonë në fragmentet e veta dhe duket sikur kurrë nuk e mbrrin fundin, pushteti në ardhje do bënte mirë të kujdesej dhe të kuptoj se çdo fund është filli i një fundi rendës. Kjo përsëritje e bënë secilin jo të përjetshëm apo të fundin e mohanikëve!
Fundi nisë në fillim! Shembulli që duhet kujdesur për të mos rënë në fatin e tij quhet Aleanca Kuq e Zi! Realitetet bëhen vetëm në përvojën e bërjes së proceseve të pakthyeshme. Sfidat që shtrohen para pushteteve shqiptare si atyre në Tiranë dhe këtyre në ardhje në
Prishtinë janë detyra që dalin nga integrimet e brendshme, të cilat duhet të shtyhen pa marrë parasysh mashtrimin optik që vie nga utopia integruese rajonale apo europiane. Integrimet e të ndryshmeve janë jo integrime. Bashkime të tilla bëhen në shtërngime interesash dhe si të tilla janë të destinuara të ndërtojnë mardhënje të stisura dhe raporte të bazuara në numra.Numrat për vet natyrën e tyre janë identitete të ndara në vetvete.
Po i shkuam procesit të integrimeve me praktikën e numrave mund të themi se ata quhen të integruar vetëm kur kemi një shumë të prodhuar pa ruajtur identitetet brenda shumës së prodhuar! Por, a jemi ne në gjendje të pranojmë një shuarje të tillë identiteti për t’u bartur në “prodhim shume” që do vinte përmes integrimit në bashkësinë e re. Vet fakti i ruajtjes së identiteve të të gjithëve në bashkimin europian dhe funksionimi i tij si raport peshash specifike na thotë se ato vetëm integrime nuk janë.
Megjithatë, ne deri atje kemi rrugë për të bërë. Pushteti në ardhje përtej shpresës mund të bëjë gjëra të mira, por edhe nëse dështon mund të themi zemër plasur se në mos asgjë tjetër një gjë e ka bërë si është më zi: Rikthimin e Isa Mustafës në skenë!
Kujdes miq, një mik diku tha nga parolla në parollë: dikur ishte “Isa-Hasha Esat Pasha” e tani si po i bie “Isa-albini ………..”! të kthyerit e syve nga vetja quhet hapi i parë i suksesit!
Të njohësh politikën do të thotë të bësh gjënë e duhur!
Skruan, Blerim Muriqi