Me nderime të larta shtetërore nën përkujdesjen e Qeverisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron
Rrahmani janë rivarrosur në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në lagjen “Velania” në kryeqytet.
Fillimisht për katër heronjtë që vijnë nga Llapi janë bërë homazhe në Hollin e Kuvendit nga ora 10:00 deri në orën 11:30. Për heronjtë është mbajtur edhe një akademi përkujtimore, raporton EO.
Presidenti Hashim Thaçi me këtë rast ka ndarë medaljen “Urdhri i lirisë” për familjet e dëshmorëve Zhitia, Fazliu dhe Rrahmani.