Në mesnatën e 22 nëntorit është hedhur një granat dore në një parking në Gjilan. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar katër automjete me targa vendore, raporton Express.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka njoftuar se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se po merren me rastin.
Deri tani nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në parkingun e veturave është gjuajtur një mjet shpërthyes nga persona të panjohur, si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar katër automjete me targa vendore.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për të lënduar apo ndonjë person të arrestuar, nuk dihet motivi i këtij rasti.
Policia po e trajton rastin si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, thuhet në raporton Telegramisot.com