Me Sali Berishën në krah dhe pushtetin në zemër, Albin Kurti ia ka mësuer historisë! Paterica e re, Sali Berisha, nuk është e as mund të bëhet dashuria dhe përkushtimi i askujt veprimtari idealist të LVV-së. Janë dy fronte ndryshe ndryshe, por një toke e qielli, një gjaku dhe një gjuhe!
Rrita artificiale politike, kur vie si produkt i gabimeve të të tjerëve, bëhet vetiu një thes me shumë ujeme. Si puna e mulligjiut! Drith ka gjithëherë, por asnjëherë nuk e di ç’përzierje. Punë Ujemi ma! Andaj, drejtuesit e Vetvendosjes duhet ta dinë këtë përdallueshmëri mbështetësish të saj dhe për këtë duhet të kujdesen fort kë po e lënë në mulli atje në Tiranë dhe çfarë po gatuhet me millin e tyre e në emër të tyre!
Tirana nuk duhet e as mund të bllokohet për Astirin edhe sikur të tërë të ishin në të drejtën e tyre e jo më që një pjesë e tyre janë jo uzurpator hallegjinj (për të cilët shteti duhet të gjej zgjedhje), por uzurpator recidiv nëpër shumë qytete të Shqipërisë! Uzurpatorët recidiv të cilët nuk legalizoheshin dot edhe nuk mund të marrin kompenzimet e përmasës së grykësisë. Ky lloj biznesi në kurriz të komunitetit i ka bërë kriminel dhe kriminelët vetëm atë zanat kanë, ta mbajnë të gjallë krimin derisa të mbyten në fatin e tij.
T’i vish në krah përdorjes politketë kësaj klase është krim z.Kurti
Ndërtimi i përkrahjes politike mbi fatkeqësitë e vendit tënd është jo vetëm faj por është krim me dashje. Banorët e Astirit ka një vit e sa që po përdoren nga politika syleshe e Lulit të Berishës. Meqë Lulashët berishist i humbën gjithë argumentat politik dhe zbuan bashkëpartiakët nga partia,me çka bënë shesh për përshesh, mbetën në cedillë të braktisur edhe nga populli opozitar.
Rrugës së gabimit ata humbën gjithçka, pra edhe busullën e të qenit subjekt politik. Në një gjendje të tillë mjerimi, ata iu turrën edhe njëherë Shqipërisë për ta djegur. Shpresat e vjerrura për një luftë civile shpejt u ranë në ujë, edhe pse nuk lanë gur pa lëvizur. Berisha nuk donte zgjedhje! Ai e dinte sa do i vlente lëkura.
Ai donte kreun e partisë. Pak rëndësikishte sa do mbeteshin në parti. Ata nuk do mateshin te kutitë dhe kështu do mbeteshin violina e parë opozitare dhe dora e vetme drejtuese. Të qenit drejtues opozite i bëri ata të rezistonin përmes dorës së fortë të Presidentit Meta në shtyrje të të gjitha rreziqeve, edhe pse kjo nuk do të ndodhë pafundësisht. Gjykatat një ditë do bëhen!
Pikërisht, kur kjo pafundësi po i vie në lak z.Berisha dhe Berishistëve djathtas e majtas, vjen dhe vetvëhet kurbani për gjakun e ri të flijmit Vetvendosja. Diçka e pazakont kjo, ndaj na fut në hamendësime:
Të jetë vallë LVV një grumbullim inertiv?
Ne në Kosovë, më së paku do donim të ishte kjo Saga e këtyre 15 viteve egzistencë të saj, jo për vet egzistencën e saj sa për faktin se ajo (nëse nuk ia kurdisin), ka fituar zgjedhjet dhe po vie me mbështetjen popullore në kurriz të zhgënjimit të madh: “Taprovojmë edhe këtë, tjetër nuk ka mbetur këtu!”
Kaq mundën të bëjnë partitë që drejtuan shtetin në këto dy dekada! As marrëveshja Jugosllavo-Turke për deportimin e shqiptarëve nuk bëri më shumë se këta në shpopullzimin e vendit.
A ia vlenë z.Kurti, që refleksin e këtij zhgënjimi ta mbysim në hullinë berishiste të Astirit?
Kaq për Kosovën të cilës po i humbet Vetvendosja në të Litat e Sali Berishës!
Shqipëria nuk është më ajo, ku berishët u hypin tenkave, Parlamentit e Kryeministrisë dhe i kallnin e i merrin sa herë të donin! Koha e bandave politike iku. Ata që i shërbyen symbylltazi me veprime në teren edhe deri me thyerje institucionesh e molllotov, sot po vuajnë dënime derisa shtytësit e tyre po ndrrojnë vilat për fëmijët e tyre!
Këtë e dinë edhe krerët LVV-së që keni vënë në Tiranë zoti Kurti! Z. Hoxha, Feraj apo Abazi e kushdo tjetër që ju ka futur në hullinë e zjerrvënësve të Shqipërisë nuk janë gjë tjetër veqse mendje të thara mbetur nëpër mullinj të erës me do kopje Sanço Pançosh tek e yshtin Don-in e tyre në gjellën e gabuar! Pak humor të zi: Çuditërisht, mbase ishit i zënë me Astirin dhe minimizuat edhe ca kundërshti antishtet gjithandej Shqipërisë ku po burgoseshin e kërkoheshin për vraasje e kontrabandë drogash a vepra tjera goxha kriminel. Ndihni edhe ata se shteti është fajtori e Shqipëria ka nevojë për djemtë e përdalë, për ta shtuar numrin e dhunuesve të saj!
Përtej këtij shpërthimi, edhe mua sikur të gjithëve në Kosovë na duhet një Vetvendosje, e cila i kupton limitet e veprimit politik. Tashmë nuk mund të thuhet se ajo është në adoleshencën e saj politike e cila mjerisht asnjëherënuk iu shqit. Kur tejkalohen limitet populli thotë se dilet në serrnishtë. Lajthitja dhe faji janë të ndryshëm!
Politikbërja me shumë gabime e faje në Kosovë defaktorizoi gjithçka, degradoi gati gjithçka dhe uli steken e vlerave deri në atë masë sa mjaftoi zhurma kundërshtuese të bëheshte shpresa e ardhshme! Nëpër kësi procesi erdhi dhe ja ku e kemi sot meritore në rezultatin elektoral Vetvendosjen, meritore jo vetëm për rezultatin, por mbase edhe për shumë të tjera që do vinë paskëtaj si pasojë e këtij rezultati dhe prezencës së saj në skenë.
Partitë politike në komoditetin e pushtetit dhe në fodullëkun e garës, meqë jo rrallë ditën të bëhen një dorë vepruese e zhvatëse e vendit bashkarisht pozitë dhe opozitë, nuk harruan sa herë ishte në pushtet PDK-ja e kujdeste dhe punonte nën tavolinë me LDK-në, edhe anasljelltas LDK-ja për PDK-në pa përjashtuar ku e ku as edhe AAK-në e aktorë më të vegjël se ajo.
Rrethanat politike e arsyetojnë LVV-në deri diku për bërjen e koalicionit për pushtetin e ri në Kosovë me LDK-në e të gjitha fajeve dhe bashkëfajeve në këto dy dekada liri, por ato nuk i japin të drejtë që në emër të një egzaltimi fitues në Kosovë të bëhen palë me zjarrvënësin jo vetëm të Shqipërisë fizike por edhe rrënuesin e ëndrrës shqiptare, Sali Berishën dhe shpurën e tij!Kjo aleancë e fyen secilin që i doli në krah Vetvendosjes në këtë fitore. Ata në drejtim dhe Albini në kupolë, duhet të dinë, se për çdo shqiptarkudo nëpër viseve e para vjen Shqipëria! Ky përkushtim është flijues po aq sa gatishmëria e dëshmorëve për lirinë e vendit. Ndaj, atathonë veçse një fjalë; Liria,paçka, jeta jonë!
Ndaj kemi dëshmorë, ndaj kemi liri!
Astiri dhe astirët dinë të bëhen filli i fundit të një organizimi. Nuk duhet harruar mësimin që na dha rrita dhe shpërthimi i tollumbaces së Kreshnik Spahisë “Aleancës Kuq e Zi”! Aleanca e tij po binte nëpër gabime dhe u detyru të shkonte në shtrat me Sali Berishën, nga ku nuk e mori më dot veten. LVV nuk ia ka nevojën atij shtrati ku bihet virgjër zgjohet dhjerë dhe ikën për lesh!
Elektorati i LVV-së nuk do pranoj ashtu sikur pranoi ai i PDK-së të kalonte rubikonin nga majtas djathtas me një të shkrepur fjale të sih Kryetarit Hashim Thaqi në Konventën e saj.
Heshtja e sotme e eksponentëve tërësisht të majtë nuk përbënë të paprovuarën. Ka nga ta, edhe pse nuk u konvertuan në të djathë pranuan të rrinin nën çadrën e rreme të djathtë të PDK-së për aq kohë sa nuk i ndoqi rahatia dhe nuk i thirri mundësia!
Identifikimi dhe bërja krah sot me Berishizmin në Shqipërinë politke nuk i bënë nder askujt por as i siguron shtigje suksesi. Berisha është sinonimi i djeg’jes totale të Shqipërisë nga jugu në veri, ai është protagonisti i fatalitetit që prodhuan Piramidat ku jo vetëm se ra shteti por edhe Shqipëria u bë varri i mijëra shqiptarëve.Ai është “Toka e djegur apokaliptike”. Ai prodhoi Gërdec e 21 Janarë kudo.
Fate si Trebicka e Remzi Hoxha. Pafund djeg’je dhimbje e shkatërrim. Shqipëria në çdo shtëpi i qanë me lot e dhimbje kohët Berisha, asndaj ai sot ka vetëm përbuzjen e një populli të tërë. Saga e fundit e tij ishte Astiri, meqë iu shuan tjerat që kur nuk ia arriti t’i kthente zgjedhjet lokale në Luftë civile. E djathta në Shqipëri e kudo në trevat Shqiptare është në krizë, sepse ajo asnjëherë nuk është ndërtuar mbi premisat e një djathtizmi konceptual. Ajo vjen si produkt shtresash kolaborimi dhe mbetje deri edhe otomane përzier me fate njerëzore të thyera përgjatë rezhimeve për mirë apo për keq!
Jo me Falangën Berisha, aty ku do gjesh Millosheviq e Bullatoviq, Mlladiq e Arkan dhe një ekip të tërë puntorësh të zellshëm anti UÇKedhe në pasluftën e Kosovës, Bashë e kompani, prodhues të shtëpive të verdha për ta dhjerë atdheun tonë, për ta vrarë luftën tonë, për ta eklipsuar lirinë tonë!
Është fatale ta njollosësh frymën e Vetvendosjes në Kosovë me kafshërinë politike të djegësve të Shqipërisë. Ne vërtetë jemi një komb, por ama jemi dy realitete politikbërëse! Ajo që gatuhet në Tiranë për Shqipërinë politike nuk shijon në Prishtinë, derisa çkado që gatuhet në kuzhinën e Prishtinës Politike për Kosovën a për Viset, hahet me shiije a pa shije në Tiranë!
Jo me djegësit e Shqipërisë dhe Ëndrrës shqiptare, jo me tradhëtinë në marrëveshjen e ujërave, jo me dorën prapashpinëse Kosovës me Millosheviç, Bullatoviq, Mlladiç e Arkan, jo me krimin në Shqipërinë politike, jo me antishtetin për qëllime nxitjen e një lufte civile Veri-Jug në frymën Greke, jo në grackën e marrlveshjes së Londrës 1915!
Po Vetvendosjes dhe cilës do partie tonë në Shqipërinë politke dhe kudo Shqipërinë natyrale si një frymë tashmë e rritur në Kosovë, profilizuar majtas apo djathtas, në frymën patriotike të idealeve për njëShqipëri të bashkuar e të mevehtësishme, ashtu sikur Rilindasit e deshën Zonjë dhe Ismail Qemali e shpalli në Vlorë! Telegramisot.com
Shkruan: Blerim Muriqi