Policia e Kosovës ka njoftuar se sot do të bëjnë shkatërrimin e një sasie të armëve, raporton Gazeta Express.
Përmes një njoftimi për media nga PK-ja, u bë e ditur se pas përfundimit të të gjitha procedurave dhe me urdhëresë nga organet e
drejtësisë, do të shkatërrohen një sasi të armëve të cilat i kishte konfiskuar gjatë realizimit të detyrave të saja operativo-hetimore.
Sipas policisë, kjo do të bëhet me fillim nga ora 10:00, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë./