Aksident në Pejë, vetura futet në një lokal, tre të lënduar
Numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësues.
Dje rreth orës 17:00 në hyrje të Podujevës një këmbësor u godit për vdekje nga një veturë, derisa një aksident tjetër si pasojë e pakujdesisë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në qytetin e Pejës.
Ngasësi i veturës ka humbur drejtimin nga shpejtësia dhe ka përfunduar në një lokal. Dyshohet se tre persona kanë mbetur të lënduar