Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK), e drejtuar nga Zef Morina në zgjedhjet e 28 dhjetorit do të garojë bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje, duke “tradhëtuar” kështu Lidhjen Demokratike të Kosovës me të cilën kishte garuar në zgjedhjet e fundit, shkruan Reporteri.net.
Kur kanë mbetur vetëm edhe disa orë deri në përfundim të afatit, deri në orën 20:30 të ditës së diele, 17 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhje. Tri nga këto subjekte politike janë koalicione që janë deklaruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Lëvizja Vetëvendosje përveç me PSHDK-në do të jetënë koalicion edhe me partitë partnere, Partinë Guxo dhe Alternativën.
Tre koalicione dhe 17 parti politike aplikojnë për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Kështu ka bërë të ditur për Reporteri.net zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Një orë para përfundimit të afatit në KQZ kanë aplikuar tri koalicione, gjashtëmbëdhjetë parti politike, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur














