• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Rritet për 31 për qind numri i foshnjave të braktisura

12/11/2019 - 08:52:32
Rritet për 31 për qind numri i foshnjave të braktisura

Për 31 për qind është rritur numri i foshnjave të braktisura krahasuar me vitin paraprak në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Nga janari deri në tetor të vitit 2019, sipas të dhënave të Klinikës së Neonatologjisë, janë regjistruar 38 foshnja të braktisura, apo nëntë më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

“Prej tyre pas bisedës me punëtorin social dhe me stafin e Klinikës, 23 foshnja janë marrë nga familjarët nën përkujdesje, 12 janë trajtuar si raste sociale, ndërsa dy foshnja për momentin janë në Klinikë. Një foshnjë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore ka ndërruar jetë”, ka bërë të ditur për gazetën drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci.

Lexo më shumë

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

E rëndë: Gjendet e vdekur një foshnje pranë deponisë së mbeturinave në Prishtinë

May 19, 2025
8
Gjukanoviq: Ballkani rrezikon kthimin në luftë

Gjukanoviq: Ballkani rrezikon kthimin në luftë

May 19, 2025
16

Klinika e Neonatologjisë trajton të gjitha foshnjat e braktisura në Klinikën Obstetrike – Gjinekologjike, po ashtu, edhe ato që mund të braktisen në ambientet e tjera që sillen në klinikë nga punëtorët socialë dhe policia. Sipas drejtorit Gojnovci, kjo klinikë trajton foshnjat e braktisura nga 0 deri në 28 ditë, shkruan sot Koha Ditore.

Gjatë vitit 2018, për periudhën janar-dhjetor, Klinika e Neonatologjisë ka trajtuar 29 foshnja të braktisura, ku nëntë prej tyre janë trajtuar si raste sociale.

“Arsyet më të shpeshta të braktisjes së foshnjave janë problemet bashkëshortore, kushtet ekonomike, lidhjet jashtëmartesore”, ka theksuar ai.
E në mungesë të nënës këtyre foshnjave përqafimin e parë ua ofron kryeinfermierja Lushe Jusufi, e cila qe 40 vjet punën në repartin e fëmijëve të braktisur në Klinikën e Neonatologjisë. Ajo ka treguar se kujdestaret që punojnë në këtë repart krijojnë një lidhje shumë të afërt dhe kujdesen si ta kenë fëmijë të vetin.

“Lidhemi sikur një nënë që kujdeset për fëmijën e saj. Edhe në shpi i kam traumatizu me këta fëmijë të gjithë i duan prej së largu. Janë fëmijë të mirë e shumë të dashur. Këta janë fëmijë të dashurisë, por në të njëjtën kohë janë fëmijë të padëshiruar”, thotë Jusufi

Share3TweetSendShareSend

Related Posts

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

E rëndë: Gjendet e vdekur një foshnje pranë deponisë së mbeturinave në Prishtinë

May 19, 2025
8
Gjukanoviq: Ballkani rrezikon kthimin në luftë
Lajme

Gjukanoviq: Ballkani rrezikon kthimin në luftë

May 19, 2025
16
Behrami e quan frikacak Kurtin: Nëse keni dyshu deri më sot, tashmë e keni të qartë
Lajme

Behrami e quan frikacak Kurtin: Nëse keni dyshu deri më sot, tashmë e keni të qartë

May 19, 2025
14
Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?
Lajme

Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?

May 19, 2025
14
Kosova me vetëm dy pjesëmarrje në olimpiada, barazohet me Serbinë për fitoret e medaljeve të arta
Lajme

Maqedonci: Serbia nuk ka ndryshuar qasjen hegjemoniste në raport me Kosovën

May 19, 2025
5
Nëntë fëmijë në Kosovë infektohen me fruth pasi nuk u vaksinuan
Lajme

Nëntë fëmijë në Kosovë infektohen me fruth pasi nuk u vaksinuan

May 19, 2025
5
Next Post
Dallgët nxjerrin 60 milionë euro kokainë në plazhe

Dallgët nxjerrin 60 milionë euro kokainë në plazhe

Më të fundit

  • E rëndë: Gjendet e vdekur një foshnje pranë deponisë së mbeturinave në Prishtinë
  • Gjukanoviq: Ballkani rrezikon kthimin në luftë
  • Behrami e quan frikacak Kurtin: Nëse keni dyshu deri më sot, tashmë e keni të qartë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi