• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

PDK, LDK dhe AAK do të bojkotojnë seancën e orës 11:00

19/11/2025 - 08:10:01
PDK, LDK dhe AAK do të bojkotojnë seancën e orës 11:00

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë konfirmuar se nuk do të marrin pjesë në seancën e orës 11:00 nesër, ku në rend dite janë votimi i buxhetit dhe i marrëveshjeve ndërkombëtare, shkruan Reporteri.net.

Sekretarja e Përgjithshme e PDK’së, Vlora Çitaku, ka konfirmuar për Reporteri.net se nuk do të marrin pjesë në seancën e parë.

Lexo më shumë

U.D. i Kryeprokurorit Besim Kelmendi po intervistohet si dëshmitar për Masakrën e Reçakut

U.D. i Kryeprokurorit Besim Kelmendi po intervistohet si dëshmitar për Masakrën e Reçakut

November 19, 2025
10
Lumiri ia shuan Kurtit shpresat për koalicion me LDK-në

Abdixhiku e krahason Kurtin me personazh tragjiko-komik

November 19, 2025
6

“Sot kemi pasur mbledhjen e GP bashkë me Kryetarin Hamza, dhe ne nuk do të marrim pjesë në seancen e parë. Para fillimit të seancës do të mbajmë konferencë për shtyp”, ka deklaruar Çitaku.

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate drejtuar mediave, njoftoi se nuk do të shkojë në këtë seancë.

“Agjenda e seancës së orës 11:00 përfshin marrëveshje ndërkombëtare, kredi, borxhe dhe projektligje buxhetore që kërkojnë proces serioz e konsultim. LDK nuk merr pjesë në improvizime që shpërfillin rregulloren dhe e reduktojnë agjendën shtetërore në dekor fushate”, u tha në komunikatë.

Ndërkohë se AAK nuk do të marrë pjesë në këtë seancë, e ka konfirmuar për Reporteri.net, Shefja e Grupit, Time Kadriaj.

“Në ora 11:00 jo”, ka deklaruar shkurt Kadriaj.

Lëvizja Vetëvendosje u ka kërkuar grupeve parlamentare mbështetje për kalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare e votimit të buxhetit.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Deputetja e VV’së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se pesë prej pikave të rendit të ditës janë marrëveshje ndërkombëtare, të cilat nëse nuk miratohen, rrezikojnë shtyrjen e 1 miliardë eurove investimeve.

Ajo ka specifikuar Planin e Rritjes, për të cilin ka thënë se nëse nuk miratohet deri në dhjetor, vendi rrezikon të humbë 10% të vlerës totale prej 880 milionë euro, apo rreth 88 milionë euro, shkruan Reporteri.net.

“Për ta arritur këtë sukses, na duhet mirëkuptimi dhe mbështetja e të gjitha grupeve parlamentare, sepse marrëveshjet ndërkombëtare nuk i takojnë asnjë partie apo qeverie, ato janë në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim”, ka shkruar Kusari-Lila.

Ajo ka kërkuar formimin e katër komisioneve të përhershme parlamentarare.

“Duke qenë të vetëdijshëm se zgjedhjet janë zgjidhja më stabile për ngërçin aktual, duhet të jemi mendjehapur dhe të mos e rëndojmë stabilitetin financiar. Prandaj, buxheti i vitit 2026 është përfshirë në agjendë dhe propozim për votim”, thuhet në postimin e saj.

Seanca është thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka mbledhur 40 nënshkrime. Pas kësaj seance, në orën 14:00, do të mbahet ajo për votimin e Qeverisë, ku këto parti kanë thënë se do të jenë të pranishme.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

U.D. i Kryeprokurorit Besim Kelmendi po intervistohet si dëshmitar për Masakrën e Reçakut
Lajme

U.D. i Kryeprokurorit Besim Kelmendi po intervistohet si dëshmitar për Masakrën e Reçakut

November 19, 2025
10
Lumiri ia shuan Kurtit shpresat për koalicion me LDK-në
Lajme

Abdixhiku e krahason Kurtin me personazh tragjiko-komik

November 19, 2025
6
Kosova në zgjedhje dështon edhe Konjufca, nuk i ka votat për Qeveri
Lajme

Kosova në zgjedhje dështon edhe Konjufca, nuk i ka votat për Qeveri

November 19, 2025
7
Reshjet e shiut vazhdojnë edhe sot
Lajme

Reshjet e shiut vazhdojnë edhe sot

November 19, 2025
14
Sot dita e tretë e dëshmisë së Clarkut
Lajme

Sot dita e tretë e dëshmisë së Clarkut

November 19, 2025
9
A do ti marr votat sot  Glauk Konjufca për kryeministër
Lajme

A do ti marr votat sot Glauk Konjufca për kryeministër

November 19, 2025
12
Next Post
A do ti marr votat sot  Glauk Konjufca për kryeministër

A do ti marr votat sot Glauk Konjufca për kryeministër

Më të fundit

  • U.D. i Kryeprokurorit Besim Kelmendi po intervistohet si dëshmitar për Masakrën e Reçakut
  • Abdixhiku e krahason Kurtin me personazh tragjiko-komik
  • Kosova në zgjedhje dështon edhe Konjufca, nuk i ka votat për Qeveri
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi